Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditen e së enjtes, më 17 mars 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka inspektuar vakëfin te zona përtej Urës së Bunës.

Pasi ka zbritur në terrenin e kësaj prone, Myftiu ka theksuar se ka ardhur koha që Myftinia të vërë dorë mbi këtë pronë duke nisur me rrethimin e duhur të saj, ndërtimin e një argjinature nga ana e liqenit dhe fillimin e punimeve për ngritjen e xhamisë së kësaj zone, që ka ekzistuar me vite.

Ai ka theksuar se banorët e kësaj zone e kanë të domosdoshme një xhami, pasi aty banojnë vetëm muslimanë. Ai ka thënë se Myftinia u ka borxh një xhami muslimanëve të kësaj zone, ku të vijnë për të mësuar fenë e tyre e të baballarëve e ku të kenë një vend për t’u afruar me Zotin e gjithësisë.
           
Myftiu ka përsëritur qëndrimin e tij për të respektuar pronat vakëf që janë të shenjta dhe nuk i lejohet askujt që të shkelë pa të drejtë mbi to.           

Gjatë këtij inspektimi në terren, Myftiu ka thënë se shumë shpejt do të nisë puna për rehabilitimin e kësaj prone dhe përdorimin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme në shërbim të muslimanëve dhe qytetarëve përreth saj.

 

Myftiu inspekton vakëfin te Ura e Bunës - 17 mars 2011

Myftiu inspekton vakëfin te Ura e Bunës - 17 mars 2011

Myftiu inspekton vakëfin te Ura e Bunës - 17 mars 2011