Paraditen e së martës, më 15 mars
2011, Myftinia Shkodër ka nisur shpërndarjen e disa
ndihmave ushqimore për banorët e përmbytur në zonën
e fshatit Belaj.
Në krye të këtij aksioni bamirës, teologu Arben
Halluni ka deklaruar për mediat, se megjithëse
përmbytja ka kaluar, ne e kemi për detyrë të
vazhdojmë të ndihmojmë e të japim kontributet tona
bamirëse për të mbyllur sa më shpejt një plagë të
madhe që kanë përjetuar këta banorë. Ai ka theksuar
gjithashtu se Myftinia Shkodër ka kontaktuar me
fondacione e shoqata të ndryshme bamirëse për të
tërhequr ndihma për këta banorë dhe të tjerë
nevojtarë që jetojnë në skamje në këto zona.
Theksojmë se ndihmat e shpërndara sot për banorët e
kësaj zone, pa dallim feje, janë pjesë e ndihmës
bamirëse të ardhur nga “El-Hilal” i Shkupit dhe disa
organizata të tjera bamirëse islame shqiptare në
Maqedoni e Zvicër.
|
|
|