Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditen e së dielës, më 13 mars 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka bërë një inspektim të punimeve në vijim për ndërtimin e xhamisë së re të fshatit Bërdicë e Sipërme.
           
Pasi ka parë nga afër cilësinë e ndërtimit të kësaj xhamie të re me një projekt shumë të këndshëm e tërheqës, Myftiu ka uruar që dita e përurimit të saj të jetë sa më e shpejtë në mënyrë që besimtarët muslimanë të kësaj zone të vijnë dhe të frekuentojnë sa më parë namazin dhe aktivitetet e tjera fetare në xhaminë e tyre të re.
           
Myftiu ka parë edhe nga brenda punimet dhe është ndalur në mënyrë të veçantë te vendi i faljes për motrat muslimane.
           
Duhet theksuar se punimet për ndërtimin e kësaj xhamie të re janë rezultat i përpjekjeve dhe dëshirës së zjarrtë të banorëve të këtij fshati dhe kontributit të tyre bamirës.

Me këtë rast Myftinia Shkodër falënderon krejt ata që kanë dhënë kontributin e tyre për të ndërtuar këtë xhami dhe fton besimtarët të mos kursehen për të dhënë nga pasuria e tyre për përfundimin sa më të shpejtë të kësaj xhamie të re.

V. Mehmeti

 

Myftiu inspekton punimet në xhaminë e re të Bërdicës së Sipërme - 13 mars 2011

Myftiu inspekton punimet në xhaminë e re të Bërdicës së Sipërme - 13 mars 2011

Myftiu inspekton punimet në xhaminë e re të Bërdicës së Sipërme - 13 mars 2011