Ditën e xhuma, më 11 mars 2011,
pas kthimit nga falja e namazit të xhumasë në
xhaminë e lagjes Ajasëm, Myftiu Imam Muhamed Sytari
dhe stafi i tij, është ndalur te zona vakëf e
xhamisë së Plumbit për të inspektuar nga afër
vijimin e punës për ndërtimin e murit rrethues të
këtij vakëfi.
Pasi ka parë nga afër punimet, Myftiu ka shprehur
kënaqësinë e tij për ecurinë normale dhe me cilësi
të tyre. Ai ka theksuar se rrethimi i pronës është
një fazë e rëndësishme për të shënuar kufijtë
legjitimë të pronës vakëf të kësaj xhamie.
Edhe me këtë rast, Myftiu ka theksuar se nuk duhet
të ketë asnjë tolerancë për këdo që ka shkelur qoftë
edhe një pëllëmbë në kufijtë e shenjtë të vakëfit!
Ai ka thënë se është detyrë e vonuar e Myftinisë
Shkodër të ndërhyjë ku të jetë e nevojshme për
sprapsjen e zaptuesve të pronave të vakëfit!
Pritet që brenda pak ditëve muri rrethues i këtij
vakëfi të përfundojë, për t’i lënë vendin fillimit
të një faze të re për sistemimin dhe shfrytëzimin e
kësaj prone, për të mirë të besimtarëve dhe vetë
xhamisë së Plumbit.
|
|