Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 11 mars 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e rastit nga xhamia e lagjes Ajasëm. Nga minberi i kësaj xhamie, Myftiu ka folur mbi rolin e duasë në jetën e profetit Muhammed (a.s) dhe mrekullitë që bën ajo po të përvetësohet përdorimi i saj. “Fakti që Resulull-llahi (a.s) ka qenë dua-pranuar, do të thotë se edhe secili prej nesh e ka për detyrë fetare e morale të mos neglizhojë me hakun e duasë. All-llahu na ka pajisur me sekretet e lutjes, që t’i drejtohemi për shqetësimet e ndryshme që kemi në jetë. Fjala bie, nëse besimtarët e kësaj xhamie do të organizojnë një mexhlis dhikri e duaje dhe të luten me zemër që Zoti ta pastrojë territorin e saj të zaptuar nga xhahilët përreth saj, më besoni se nuk do të zgjasë zgjidhja e këtij problemi. Edhe ne e kemi për detyrë të lutemi kundër zullumeve që po bien mbi kokë të kësaj Myftinie gjatë këtyre viteve. Qeveritë e papërgjegjshme, gjykatat, agjencitë e kthimit të pronave e të tjerë zullumqarë, të bashkuar kundër të drejtave legjitime të kësaj myftinie dhe pronave të saj, mund të ndalen edhe me ndihmën e sekreteve të duasë! Dhe ne lutemi që All-llahu me madhërinë dhe fuqinë e Tij të pakufishme t’u kthejë mendjen dhe vullnetin e duhur zullumqarëve me pushtet që po persekutojnë në mënyrë të vazhdueshme Myftininë Shkodër! U bënë 44 vite që Myftinia Shkodër po përballet me rrebeshet e persekutimit fetar!”- ka thënë ndër të tjera Myftiu.
           
Pas faljes së namazit të xhumasë, i shoqëruar edhe nga imami i xhamisë z. Bledar Xama, administrator i Myftinisë dhe menaxheri i pronave të kësaj myftinie, Myftiu ka inspektuar edhe pronën vakëf të kësaj xhamie, ku është informuar për shkeljet dhe zaptimet e paligjshme që kanë ndodhur në këtë pronë vakëf.

Al. Hoxha

 

“U bënë 44 vite që Myftinia Shkodër po përballet me rrebeshet e persekutimit fetar!” - Ajasëm, 11 mars 2011

“U bënë 44 vite që Myftinia Shkodër po përballet me rrebeshet e persekutimit fetar!” - Ajasëm, 11 mars 2011

“U bënë 44 vite që Myftinia Shkodër po përballet me rrebeshet e persekutimit fetar!” - Ajasëm, 11 mars 2011

“U bënë 44 vite që Myftinia Shkodër po përballet me rrebeshet e persekutimit fetar!” - Ajasëm, 11 mars 2011