Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së enjtes, më 10 mars 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim shumë të ngrohtë e të përzemërt atashehun për çështjet fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë, në Tiranë, z. Shaban Ishlek.
           
Gjatë bisedës, bashkëbiseduesit kanë folur mbi mënyrat e harmonizimit të bashkëpunimit reciprok në mes të Myftinisë Shkodër dhe disa prej myftinive të qyteteve turke.
           
Nga ana e tij, Myftiu i Shkodrës ka konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të institucionit të tij dhe shoqatave të ndryshme turke që punojnë dhe veprojnë në qytetin tonë. Ai ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributet e vyera të bamirësve muslimanë nga Turqia, të cilët nuk janë kursyer asnjëherë që institucionet islame në Shkodër kanë patur nevojë.
           
Ndërkohë atashehu turk, pasi ka falënderuar Myftiun për mikpritjen, ka theksuar se ka ardhur koha për ta intensifikuar bashkëpunimin institucional, në shërbim të projekteve që i shërbejnë jetës islame në Shkodër. Ai njëkohësisht ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë ndërmjetës për realizimin e disa projekteve për të cilat është biseduar gjatë takimit.           

Në shenjë kujtimi të kësaj vizite, Myftiu Imam Muhamed Sytari i ka dhuruar mikut të tij z. Shaban Ishlek, një përmbledhje të gazetës së Myftinisë Shkodër “Udha Islame”, me numrat e vitit 2010.

 

Atashehu turk viziton Myftininë Shkodër - 10 mars 2011

Atashehu turk viziton Myftininë Shkodër - 10 mars 2011

Atashehu turk viziton Myftininë Shkodër - 10 mars 2011