Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së enjtes, më 10 mars 2011, në xhaminë e re dhe të bukur të fshatit Vukatanë është organizuar një aktivitet fetar me rastin e përkujtimit të lindjes së profetit Muhammed (a.s). I pranishëm në këtë tubim të begatë ka qenë edhe Myftiu Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e tij të rastit, ai është ndalur te madhështia e dërgesës profetike të hz. Muhammedit (a.s). Ndër të tjera ai ka theksuar se Muhammedi (a.s) ishte garanci për ymetin e tij. “Shumë profetë janë lutur kundër popullit të tyre, pas shumë e shumë përpjekjesh për t’i udhëzuar ata drejt besimit. Shumë profetë e kanë parë me sytë e tyre ndëshkimin hyjnor ndaj popujve përkatës. Ndërkohë, i vetmi që asnjëherë nuk është lutur kundër popullit të tij dhe ishte vetë garanci për ta, ka qenë pejgamberi ynë i dashur”- ka përmendur Myftiu në fjalën e tij.
           
Ndërkaq, duke iu referuar ndëshkimit të popullit të Lutit (a.s), ndër të cilët ishte zhvilluar më së shumti homoseksualizmi, ai ka përmendur se: “Në vendin tonë, edhe qeveritarët e politikanët po e ngrejnë zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave të atyre që me fëlliqësinë e veprimit të tyre, ia kanë kaluar edhe më të fëlliqurës kafshë! Ndërkohë në Shkodër, por jo vetëm, Drejtoria Arsimore refuzon të pranojë si mësuese motrat tona që mbajnë hixhab. Kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, për të cilën nuk duhet të heshtim dhe nuk duhet të tolerojmë në asnjë mënyrë!?”
           
Këtë aktivitet e ka përshëndetur edhe imami i xhamisë së Parrucës, teologu Naim Drijaj, që ka dhënë një shembull shumë emocionues mbi dashurinë e sahabëve për të dërguarin e All-llahut.
           
Aktiviteti ka vijuar me këndimin e pjesëve të ndryshme të mevludit dhe ilahive të përzgjedhura për këtë ceremoni.           

Më pas, të pranishmit kanë falur sëbashku edhe namazin e mesditës me xhemat.

 

Aktivitet fetar në xhaminë e fshatit Vukatanë - 10 mars 2011

Aktivitet fetar në xhaminë e fshatit Vukatanë - 10 mars 2011

Aktivitet fetar në xhaminë e fshatit Vukatanë - 10 mars 2011

Aktivitet fetar në xhaminë e fshatit Vukatanë - 10 mars 2011

Aktivitet fetar në xhaminë e fshatit Vukatanë - 10 mars 2011 

Aktivitet fetar në xhaminë e fshatit Vukatanë - 10 mars 2011