Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së martës, më 8 mars 2011, në xhaminë e fshatit Zues është organizuar një ceremoni fetare me rastin e këndimit të Mevludit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë besimtarë të ndryshëm të zonës së Zuesit, të cilët kanë ardhur për të ndarë sëbashku kënaqësinë e përkujtimit të lindjes së hz. Muhammedit (a.s).
           
Në emër të Myftinisë Shkodër, fjalën e rastit e ka mbajtur teologu Arben Halluni, i cili ka mbajtur një vasë plot udhëzime dhe këshilla fetare të dobishme për të pranishmit. Në fjalën e tij, ai ka nxitur shtimin e përkushtimit në jetë, përkujdesjen për fëmijët dhe rininë, si dhe angazhimin për ta jetuar fenë islame në çdo moment të jetës, jo vetëm me raste festash e tubimesh fetare.
           
Më pas ka përshëndetur edhe imami i xhamisë së Parrucës, teologu Naim Drijaj. Ai ka folur mbi dashurinë e profetit (a.s) dhe rëndësinë që ka për muslimanin ndjekja e shembullit të tij në jetë.
           
Aktiviteti ka vijuar me këndimin e disa pjesëve të mevludit dhe ilahi të përzgjedhura, që janë interpretuar nga kënduesit e mevludit.
           
Një moment shumë i veçantë i kësaj ceremonie ka qenë edhe programi i fëmijëve të kësaj xhamie, të cilët kanë interpretuar salavate, ilahi dhe poezi të ndryshme islame para besimtarëve të pranishëm.           

Ndërkohë, duaja e këtij tubimi është bërë nga Hafiz Musa Hoxha, më i vjetri i hoxhallarëve trashëgimtarë të brezit të shkuar të dijetarëve të Shkodrës.

 

Ceremonia e Mevludit në xhaminë e fshatit Zues - 8 mars 2011

Ceremonia e Mevludit në xhaminë e fshatit Zues - 8 mars 2011

Ceremonia e Mevludit në xhaminë e fshatit Zues - 8 mars 2011

Ceremonia e Mevludit në xhaminë e fshatit Zues - 8 mars 2011