Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditën e së dielës, më 6 mars 2011, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me “Mexhlisi ASR”, nga Tetova dhe O.H. “El-Hilal”, nga Shkupi, ka organizuar një tribunë fetare ku është folur mbi vlerën e sadekasë dhe ihsanit në jetë.
           
Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, pasi ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, ka theksuar se prej mirësive të All-llahut ndaj ymetit islam është edhe bashkëpunimi i tyre në shërbim të mësimeve të fesë dhe misionit që ajo përcjell tek njerëzit.
           
Myftiu ka vlerësuar bashkëpunimin e institucionit të muslimanëve të Shkodrës me organizatat dhe shoqatat bamirëse, humanitare e kulturore nga trevat shqiptare. Ai ka uruar që takime të tilla të jenë ogur i mirë i harmonisë dhe vëllazërisë së sinqertë në mesin e muslimanëve shqiptarë.
           
Ndërkohë, në fjalën e tij Shefit ef. Hajredini, përfaqësues i Organizatës Humanitare “El-Hilal”, ka folur mbi vlerën që ka sadekaja në jetën e muslimanëve dhe nxitjen kur’anore për dhënien e saj në shërbim të nevojtarëve të ndryshëm. Ai ka bërë njëkohësisht edhe një ekspoze të veprimtarisë bamirëse të organizatës së tij, duke u lutur që Shkodra dhe krejt viset shqiptare mos të përjetojnë më momente si ato të përmbytjeve të dhjetorit 2010.
           
Me shumë interes, të pranishmit kanë ndjekur edhe bisedën e ngrohtë fetare të mualim Abdurrahman ef. Asllanit, që është ndalur te komentimi i Islamit, imanit dhe ihsanit, nga hadithi i njohur. Në veçanti, ai është ndalur te rëndësia që ka përjetimi i ihsanit në jetë. Ai ka nxitur tejkalimin e pragut të praktikës pa shpirt të adhurimeve islame dhe shfaqjes në jetë. Njëkohësisht, ai ka kërkuar nga pjesëmarrësit të jenë të kujdesshëm me brezin e ri dhe fëmijët, që janë një amanet hyjnor për ne.
           
Pas përfundimit të këtij aktiviteti me vlera, të pranishmit dhe referuesit kanë ndarë së bashku kënaqësinë e një ndeje për kafe e çaj.

V. Mehmeti

 

 Myftinia Shkodër, “Mexhlisi ASR” dhe “El-Hilal”, në një tribunë fetare - 6 mars 2011

 Myftinia Shkodër, “Mexhlisi ASR” dhe “El-Hilal”, në një tribunë fetare - 6 mars 2011

 Myftinia Shkodër, “Mexhlisi ASR” dhe “El-Hilal”, në një tribunë fetare - 6 mars 2011

 Myftinia Shkodër, “Mexhlisi ASR” dhe “El-Hilal”, në një tribunë fetare - 6 mars 2011