Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga dita e djeshme, ndodhet në Shkodër një grup përfaqësuesish të Organizatës Humanitare “El-Hilal”, nga Shkupi. Shkaku i kësaj vizite është dorëzimi i ndihmave të ndryshme të grumbulluara për banorët e zonave të përmbytura dhe xhamitë e dëmtuara nga përmbytjet e dhjetorit  2011. Më parë, më 11 dhjetor 2010, Myftiu ka pritur në një vizitë drejtues të lartë të kësaj organizate bamirëse që premtuan ndihmë dhe asistencë për banorët e përmbytur dhe xhamitë e dëmtuara.
           
Kësaj ndihme i është bashkuar edhe “Mexhlisi ASR” i Tetovës, i përfaqësuar nga drejtuesi i tij, mualimi Abdurrahman ef. Asllani, Shoqata Kulturore Humanitare “Drita”, e përfaqësuar nga drejtori i saj Abdulmexhid Salihu dhe Forumi i të Rinjve Musliman të Zvicrës, i përfaqësuar nga studiuesi Neki Musliu.
           
Ndërkohë ditën e dielë, më 6 mars 2011, Myftiu i Shkodrës i ka pritur përfaqësuesit e këtyre organizmave në një takim të përzemërt e vëllazëror. Në bisedën e tij me vizitorët, pasi ka shprehur gëzimin e tij për prezencën e vëllezërve të dashur nga viset shqiptare të Maqedonisë, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka falënderuar kontributin dhe ndihmën e çmuar të organizatave dhe shoqatave humanitare të muslimanëve nga trevat shqiptare në Maqedoni.
           
Në bashkëbisedimin e tij me përfaqësuesin e “El-Hilal”, Shefit ef. Hajredini, Myftiu ka falënderuar kontributin dhe ndihmën bujare të organizatës humanitare në fjalë dhe ka theksuar se kjo vepër është tregues I shpirtit t�� madh të solidarizimit të vëllezërve tanë në Shkup me rastin e përmbytjes në Shkodër.
           
Myftiu ka shprehur kënaqësinë e tij edhe për vizitën e mualim Abdurrahman Asllanit dhe ka theksuar se kontributi i “Mexhlisi ASR”, sidomos në përkthimin dhe botimin e veprave të dijetarit të shquar islam bashkëkohor Muhammed Said Ramadan El-Buti, është i madh dhe shumë i vyer.
           
Në këtë takim, Myftiu ka përmendur edhe shembullin e përkushtimit të madh të dijetarit dhe hoxhës së njohur me prejardhje nga Tetova, Hafiz Qamil Tresi, në Shkodër, i cili pasi i shpëtoi masakrës barbare të Tivarit, më 2 prill 1945, u bë një nga talebetë më të dalluar të rrethit të H. Muhamed Bekteshit, duke marrë edhe ixhazetin e tij.
           
Nga ana e tyre, miqtë kanë falënderuar Myftiun e Shkodrës për pritjen dhe kanë theksuar se ka ardhur koha për ta shtuar bashkëpunimin dhe aktivitetet e përbashkëta në shërbim të mësimeve të Kur’anit dhe Traditës së hz. Muhammedit (a.s).
           
Pas faljes së namazit në mesditës në xhaminë e Parrucës, Myftiu i ka njohur vizitorët me historikun e kësaj xhamie duke theksuar faktin se “xhamia e Parrucës është argumenti më i mirë i triumfit të besimit mbi ateizmin komunist dhe femohimin e të devijuarve”.
           
Më pas, miqtë kanë vizituar edhe xhaminë e Plumbit, ku janë njohur me historinë e kësaj xhamie monument kulture. Ata kanë parë nga afër edhe gjurmët e xhamive të tjera të kësaj zone islame të Shkodrës. Miqtë kanë parë nga brenda edhe dëmet e mëdha që ka shkaktuar përmbytja e fundit në xhaminë e Plumbit. Gjithashtu, ata kanë mësuar edhe një pjesë të rëndësishme të historisë së trashëgimisë islame të kësaj zone nga imami dhe kujdestari i xhamisë së Plumbit, H. Mithat Myftia.           

Kjo vizitë është mbyllur me drekën e shtruar nga Myftinia Shkodër për miqtë vizitorë.

 

“El-Hilal”, “FRM”, “Drita” dhe “Mexhlisi ASR” vizitojnë Myftininë Shkodër - 6 mars 2011

“El-Hilal”, “FRM”, “Drita” dhe “Mexhlisi ASR” vizitojnë Myftininë Shkodër - 6 mars 2011

“El-Hilal”, “FRM”, “Drita” dhe “Mexhlisi ASR” vizitojnë Myftininë Shkodër - 6 mars 2011

“El-Hilal”, “FRM”, “Drita” dhe “Mexhlisi ASR” vizitojnë Myftininë Shkodër - 6 mars 2011