Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së mërkures, më 2 mars 2011, Myftinia Shkodër është vizituar nga drejtori i Shoqatës Kulturore Humanitare “Drita”, me qendër në Tetovë, z. Abdulmexhid Salihu. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me Myftininë Shkodër dhe informimi për ndihmat e grumbulluara nga kjo shoqatë për të ndihmuar familjet e përmbytura dhe xhamitë e dëmtuara në fundvitin 2010.
           
Ndërkohë, Myftiu Imam Muhamed Sytari, pasi ka uruar mirëseardhjen e mikut nga Tetova, ka garantuar se Myftinia Shkodër është e gatshme për të bashkëpunuar për të mirën e marrëdhënieve në mesin e muslimanëve shqiptarë në trojet tona etnike. Ai ka falënderuar kontributin e Shoqatës “Drita” dhe atë të Mexhlisit “Asr”, për gjurmët e thella në përkthimin e veprave me vlerë të dijetarit të madh islam Dr. Muhammed Said Ramadan El- Buti në gjuhën shqipe. Myftiu ka theksuar se përkthimi në shqip i kolanës me veprat e dr. Butit është një shërbim i pashembullt që i bëhet jo vetëm bibliotekës islame në shqip, por edhe ngritjes së nivelit intelektual të lexuesit musliman shqipfolës.

Me këtë rast, Myftiu ka ftuar miqtë nga Tetova për të vizituar sërish Shkodrën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për organizimin e tribunave fetare të përbashkëta për të nxjerrë në pah vlerat e shkollës së mesatarizmit islam, me të cilën karakterizohen përfaqësuesit e “Dritës” dhe të “Asrit” në Tetovë.

Myftiu ka theksuar se klima islame në Shkodër është e përshtatshme për bashkëpunime dypalëshe që shërbejnë për të evidentuar vlerat e përbashkëta që posedojnë institucionet islame të dy vendeve.

 

Shoqata Kulturore Humanitare “Drita” e Tetovës viziton Myftininë Shkodër - 2 mars 2011

Shoqata Kulturore Humanitare “Drita” e Tetovës viziton Myftininë Shkodër - 2 mars 2011