Paraditën e së hënës, më 28
shkurt 2011, nisi faza e re për rrethimin,
sistemimin dhe shfrytëzimin e pronës vakëf te Xhamia
e Plumbit. Në krye të këtyre punimeve ka qenë
administratori i Myftinisë Shkodër, z. Kleves Kraja,
menaxheri i pronave, z. Blendi Alushi si dhe imami
dhe kujdestari i Xhamisë së Plumbit, H. Mithat
Myftia.
Kjo fazë e re e punimeve në territorin e madh të
kësaj xhamie, është pjesë e projektit që Myftinia
Shkodër ka për shfrytëzimin sa më efikas të pronës
së saj në këtë zonë.
Myftinia Shkodër falënderon të gjithë ata besimtarë
që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të japin ndihmesën
e tyre për ruajtjen e pronës vakëf, shenjtërimin e
saj dhe ndihmën ekonomike për zhvillimin e saj në
favor të besimtarëve.
Kjo është ndërhyrja e parë në terren që Myftinia
Shkodër ndërmerr në zonën vakëf të Xhamisë së
Plumbit, që nga përmbytja e madhe e fundvitit të
kaluar, që dëmtoi tej mase këtë Xhami, (monument
kulture!?).
|