Paraditën e së enjtes, më 24 
							shkurt 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar 
							një takim pune në zyrën e Prefektit të Skodrës, z. 
							Maxhid Cungu.
            
							Temë e këtij takimi kanë qenë disa çështje që lidhen 
							me të drejtat e muslimanëve dhe Myftinisë Shkodër, 
							si ajo e dëmshpërblimit të xhamive të përmbytura në 
							dhjetor 2010 e disa çështje të tjera që kanë të bëjnë 
							edhe me raportet fetare dhe ruajtjen e harmonisë 
							qytetare në Shkodër.
            
							Gjatë takimit, Myftiu ka theksuar se dëmet e 
							shkaktuara nga përmbytjet, në shumë prej xhamive të 
							qytetit dhe në fshatra janë të konsiderueshme. Ai ka 
							kërkuar që mos të lihet pas dore haku dhe e drejta e 
							shtëpive të Zotit në Shkodër. 
            
							Në këtë takim ai ka vënë në dukje se angazhimi i 
							Myftinisë Shkodër për ruajtjen e harmonisë fetare e 
							qytetare është maksimal, përtej çdo orientimi a 
							politike që përpiqet të ftohë e të tensionojë këto 
							marrëdhënie pa shkak, në Shkodër e Shqipëri. Myftiu 
							ka vlerësuar kontributin e drejtuesve qëllim-mirë të 
							institucioneve të tjera fetare në Shkodër, që nuk 
							ngurrojnë t’i përgjigjen ftesave ndërtuese në 
							shërbim të harmonisë dhe frymës së bashkëpunimit në 
							këtë qytet.
            
							Edhe Prefekti i Shkodrës, ka theksuar se po bëhen 
							përpjekje maksimale për kompensimin e dëmeve të 
							shkaktuara nga përmbytjet e para pak muajve në 
							Shkodër, në çdo xhami e faltore të dëmtuar.           
							
							
							Prefekti ka vlerësuar njëkohësisht rolin e Myftinisë 
							Shkodër dhe kontributin e saj për forcimin e vlerave 
							dhe virtyteve në shoqërinë tonë.
  
									
								
                                        
									 
								
									 
								
							
 
