Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditёn e sё shtunёs, mё 12 qershor 2010, myftiu i Shkodrёs, Imam Muhamed Sytari ka pritur nё njё takim tё posaçёm dijetarin dhe hoxhёn e nderuar Hafiz Musa Hoxha. Nё takimin e ngrohtё, myftiu ёshtё interesuar pёr shёndetin dhe aktivitetin e hoxhёs sё moshuar si dhe e ka informuar atё pёr punёn dhe aktivitetin aktual tё myftinisё Shkodёr.

Gjatё bisedёs, Hafiz Musa Hoxha ka kujtuar ditёt e kaluara para duarve tё dijetarёve tё shquar tё Shkodrёs, si muxhizi i tij H. Muhamed Bekteshi etj. Ai ka pёrmendur me shumё respekt shokёt e tij tё dersit, si: Hafiz Sabri Koçi, Hafiz Qamil Tresi, Ali Hysi etj, tё cilёt shёrbyen me shumё sinqeritet nё rrugёn e lartёsimit tё fesё islame nё Shkodёr e pёrtej saj.

Hafiz Musa Hoxha ka lindur nё vitin 1926. Me gjithё moshёn e madhe, ai vazhdon tё jetё aktiv dhe tё shёrbejё si imam e hatib.

Nё janar tё vitit 2009, Imam Muhamed Sytari ka botuar njё monografi mbi jetёn dhe veprёn e kёtij dijetari, me titull: “Hafiz Musa Hoxha- vaizi besnik i qitabeve tё vjetra”.

 

 

Hafiz Musa Hoxha viziton myftiun e Shkodrёs, 12 qershor 2010 

Hafiz Musa Hoxha viziton myftiun e Shkodrёs, 12 qershor 2010 

Hafiz Musa Hoxha viziton myftiun e Shkodrёs, 12 qershor 2010 

Hafiz Musa Hoxha viziton myftiun e Shkodrёs, 12 qershor 2010