Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga xhamia e Perashit, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka vazhduar të flasë mbi rëndësinë që ka përkujtimi i jetës dhe shembullit të hazreti Muhammedit (a.s). Të xhumanë, më 18 shkurt 2011, nga minberi i xhumasë, Myftiu ka theksuar se mirësjellja dhe turpi janë dy nga cilësitë më të spikatura, me të cilat u dërgua Vula e Profetësisë, Muhammedi (a.s).
           
“Argumentet që na ftojnë për të korrigjuar veten, në këtë drejtim, janë të shumtë. Në librat e hadithit lexojmë se si i dërguari (a.s) ka udhëzuar se degët e besimit janë shtatëdhjetë e ca, ku fjala e teuhidit është kulmi i tyre, ndërsa largimi i së keqes nga rruga është gjëja më e pakët në rrugën e perfeksionimit të imanit. Resulull-llahi (a.s) ka porositur që ashpërsia dhe arroganca janë të urryera nga All-llahu. Shpesh ne shohim edhe në ambientet e xhamive tona njerëz, që nga hutimi e padija, jo nga dëshira e nijeti i keq, flasin me zë të lartë, qëndrojnë në forma jo korrekte në raport me vendin ku ndodhen, me imamin e më të diturin etj. Këto janë sjellje që duhen korrigjuar e rregulluar.
           
Nuk i shkon një muslimani të nëpërkëmbë familjen e tij. Nuk është në modelin e muslimanit të mos pyesë për edukimin e fëmijëve të tij, për kohën e tyre të lirë, për shoqërinë e tyre, për veshjen, për fjalorin etj!? Sa e sa familje shkodrane, sot, nuk e dijnë se nga u shkojnë fëmijët, në cilin pub janë, me kë po kërcejnë, sa orë kalojnë në facebook, si vishen etj!? Muslimanët duhet të jenë të vëmendshëm e të mos lejojnë që shejtani dhe taborrat e tij ta kenë punën e tyre të lehtë!”- ka thënë ndër të tjera Myftiu.           

Në hytben e dytë ai ka bërë thirrje për sensibilizim me xhamitë që kanë nevojë për restaurim e meremetime të mëtejshme dhe ka vlerësuar rolin e bamirësve dhe të atyre që japin për lulëzimin e Thirrjes Islame në këtë qytet e përtej tij.

 

“Pejgamberi Muhammed – shembulltyra e mirësjelljes dhe virtyteve” - Perash, 18 shkurt 2011

“Pejgamberi Muhammed – shembulltyra e mirësjelljes dhe virtyteve” - Perash, 18 shkurt 2011

“Pejgamberi Muhammed – shembulltyra e mirësjelljes dhe virtyteve” - Perash, 18 shkurt 2011

“Pejgamberi Muhammed – shembulltyra e mirësjelljes dhe virtyteve” - Perash, 18 shkurt 2011