Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së martës, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka pritur në zyrën e tij, drejtorin e Fondacionit të Kur’anit në Tiranë, z. Muhammed Reza Haxh Khezr, që shoqërohej edhe nga një pjesë e stafit të tij.
           
Në këtë takim është folur mbi rëndësinë e angazhimit për shërbimet ndaj Fjalës së Zotit Kur’anit dhe trashëgimisë së hoxhallarëve shqiptarë në këtë drejtim.
           
Myftiu i Shkodrës, pasi i ka uruar mirëseardhjen miqve, ka thënë se shërbimi ndaj Kur’anit ëshët boshti i krejt shërbimeve ndaj Thirrjes Islame, duke patur parasysh rolin që zë ai në zemër të fesë islame. Ai ka përshëndetur aktivitetet e larmishme dhe botimet që ky fondacion realizon në funsksion të këtij shërbimi. Myfti i ka njohur vizitorët edhe me aktivitetin e Myftinisë Shkodër dhe i ka dhuruar z. Khezr një përmbledhje të vitit 2010 me numrat e gazetës “Udha Islame”.
           
Nga ana e tij, drejtori i Fondacionit të Kur’anit, ka shprehur konsideratën e tij në lidhje me rolin e Myftinisë Shkodër në drejtim të zhvillimit dhe ruajtjes së traditave të shëndosha kur’anore në shoqëri dhe ka shprehur njëkohësisht edhe kënaqësinë e tij për këtë vizitë. Me këtë rast ai i ka dorëzuar Myftiut disa dhurata simbolike dhe disa tituj nga librat e botuar nga Fondacioni i Kur’anit gjatë këtyre viteve.           

Pas faljes së namazit të mesditës në xhaminë e Parrucës, për nder të z. Khezr, Myftiu i Shkodrës ka shtruar një drekë.

 

Fondacioni i Kur’anit viziton Myftininë Shkodër - 15 shkurt 2011

Fondacioni i Kur’anit viziton Myftininë Shkodër - 15 shkurt 2011

Fondacioni i Kur’anit viziton Myftininë Shkodër - 15 shkurt 2011

Fondacioni i Kur’anit viziton Myftininë Shkodër - 15 shkurt 2011