Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Mbrëmjen e së xhumasë, më 11 shkurt 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka qenë i ftuar në emisionin e përjavshëm “Islami dhe jeta”, që organizohet nga Myftinia e Malësisë së Madhe në Tv Kopliku.
           
Në bisedën e tij, që ka zgjatur mbi 1 orë, Myftiu ka folur mbi dashurinë e All-llahut dhe shenjat e saj në jetën e përditshme të besimtarit. Në bisedën e tij, ai ka hedhur dritë mbi rrugët e arritjes drejt kësaj dashurie dhe përvetësimit të saj në jetë.

Duke iu referuar ajeteve kur’anore, haditheve dhe ngjarjeve të ndryshme nga hiostoria islame, Myftiu ka përmendur se mënyra më e mirë për t’u afruar me Zotin e gjithësisë është dhikri, përkujtimi i vazhdueshëm i All-llahut.
           
Në bisedën e tij, duke folur mbi shenjat e dashurisë së besimtarit për All-llahun, Myftiu ka përmendur edhe faktin se besimtari nuk duhet të frikësohet nga ata që e përflasin veprën e tij. Këtu, ai ka përmendur dhënien e selamit në shoqëri, veshjen e hixhabit nga motrat muslimane, pastrimin e lokaleve nga pijet alkoolike, largimin e mishit të derrit nga lokalet e muslimanëve, frekuentimin e rregullt të xhamive etj.
           
Njëkohësisht Myftiu ka folur edhe për vlerën që ka vëllazëria islame dhe modestia në komunikimin e muslimanit me muslimanin. Ai ka përmendur se prej shenjave të dashurisë së All-llahut është edhe modestia në komunikimin tonë të ndërsjelltë, si dhe krenaria legjitime në komunikim me jomuslimanin, jo nënçmim për të.
           
Në një moment të bisedës së tij, Myftiu ka përmendur edhe faktin se disa misionarë po shfrytëzojnë varfërinë e muslimanëve në fshatra të thella, në veri të vendit, duke u dërguar ndihma, në mesin e të cilave futen edhe libra fetarë të jomuslimanëve. Këtu ai ka përmendur: “Asnjëherë, kur kemi ndihmuar vëllezërit tanë të një gjuhe, gjaku e kombi, prej jomuslimanëve nevojtarë, nuk u kemi futur Kur’anin në qeset ushqimore. Ky është turp! Ushqimi me libra fetarë në mes, që kanë për qëllim konvertimin e muslimanëve, është helm, jo ndihmë e sinqertë!”
           
Gjatë kësaj bisede të ngrohtë e të mbushur me stacione të rëndësishme për jetën e besimtarit, Myftiu i është referuar edhe realitetit shqiptar, duke u lutur për paqen sociale, mirëqenien dhe mirësinë për mbarë popullin shpiptar.

 

Dashuria për All-llahun, në emisionin “Islami dhe jeta” në Tv Kopliku - 11 shkurt 2011

Dashuria për All-llahun, në emisionin “Islami dhe jeta” në Tv Kopliku - 11 shkurt 2011

Dashuria për All-llahun, në emisionin “Islami dhe jeta” në Tv Kopliku - 11 shkurt 2011