Edhe pak ditë na 
										ndajnë nga data, në të cilën mbarë bota 
										islame përkujton lindjen e hz. 
										Muhammedit (a.s), të dërguarit mëshirë 
										për mbarë botërat. Me këtë rast, ditën e 
										xhuma, më 11 shkurt 2011, Myftiu Imam 
										Muhamed Sytari, ka mbajtur hytben e 
										xhumasë në xhaminë e Parrucës, ku është 
										ndalur te kjo datë e shënuar për mbarë 
										muslimanët.
										
										Gjatë fjalës së tij, Myftiu është ka 
										folur mbi mrekullinë e mbrojtjes hyjnore, 
										me të cilën është përkrahur gjatë jetës 
										së tij profeti Muhammed (a.s). Gjatë 
										hytbes, ai ka përmendur argumente të 
										shumta që vërtetojnë se Zoti i 
										gjithësisë e ka garantuar këtë fe të 
										begatë deri në ditën e kijametit.
										
										“Mos të shqetësohet njeri për fenë e 
										Muhammedit (a.s), pasi atë e ka 
										garantuar vetë All-llahu, Zoti i vetëm i 
										gjithësisë! Mos të merakoset njeri për 
										personin e hazreti Muhammedit (a.s), 
										pasi atë e ka mbrojtur Vetë All-llahu! 
										E, kjo do të thotë më shumë përgjegjësi 
										për ne dhe më shumë angazhim për të 
										ruajtur besën!”- ka deklaruar Myftiu në 
										hytben e tij, e cila është filmuar edhe 
										nga televizionet lokale të Shkodrës dhe 
										Malësisë së Madhe.
										
										Në përfundim të hytbes, Myftiu ka ftuar 
										të gjithë besimtarët që të jenë të 
										pranishëm në ceremoninë zyrtare me 
										rastin e ditës së përkujtimit të të 
										dërguarit mëshirë për mbarë botërat, që 
										do të zhvillohet ditën e hënë, më 14 
										shkurt, pas namazit të iqindisë në 
										xhaminë “Ebu Bekër”.
A. Mahiri
| 
									 | 
| 
									 | 
| 
									 | 
							
 
