Ditën e enjte, më 10
shkurt 2011, në ambientet e xhamisë së
Parrucës është zhvilluar mbledhja e
imamëve të Myftinisë Shkodër. Në rend të
ditës ka qenë puna dhe aktiviteti i
Myftinisë, xhamive dhe imamëve përkatës.
Gjatë saj, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka
kërkuar nga imamët angazhim maksimal për
të prezantuar sa më mirë mesazhin e fesë
islame dhe mëshirën me të cilën u dërgua
hz. Muhammedi (a.s).
Në këtë mbledhje, është folur edhe për
përgatitjet për zhvillimin e
aktiviteteve me rastin e përkujtimit të
lindjes së hz. Muhammedit (a.s). Rreth
kësaj pike, Myftiu ka kërkuar që hytbeja
e ditës së nesërme, më 11 shkurt 2011 të
përqendrohet te kjo temë. Njëkohësiht ai
ka theksuar se është detyrë e secilit
prej nesh, të shfrytëzojë këtë ngjarje
për të përcjellur te krejt besimtarët
përreth, tre mesëazhe thellësisht të
rëndësishme, që lidhen me shfaqjen
mëshirë të hz. Muhammedit (a.s). “Disa,
në perëndim, prej atyre që flasin
përçart, thonë se Muhammedi nuk solli
asgjë të re. Ata thonë se feja e tij
është përhapur me shpatë. Ata thonë se
feja e Muhammedit nuk i flet mendjes. E
kemi për obligim në hak të pejgamberit
tonë t’i qartësojmë njerëzve të vërtetën
rreth këtyre trillimeve mesjetare!”
Myftiu ka kërkuar nga imamët të jenë të
vëmendshëm ndaj disa misionarëve që po
përhapen lagje më lagje dhe fshat më
fshat, sidomos në zonën e Postribës, me
qëllim konvertimin e muslimanëve dhe “blerjen”
e tyre duke shfrytëzuar varfërinë dhe
mjerimin që ekziston në fshat. Me këtë
rast ai ka kërkuar edhe vëmendjen e
imamëve në lidhje me xhaminë e kalasë së
Drishtit.
Më pas, ai ka dëgjuar disa nga mendimet
dhe sugjerimet e imamëve në lidhje me
temat e trajtuara në këtë mbledhje.
Në këtë mbledhje të imamëve të Myftinisë
Shkodër, ka marrë pjesë edhe Myftiu i
Pukës, Imam Gëzim Kopani, i cili ka
mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse në
fund të saj, ku ka uruar imamët për
punën e tyre dhe angazhimin serioz në
shërbim të fesë dhe moralit të saj.
Ilir Dizdari
|
|
|