Nga faltorja e
fshatit Mes-Myselim, ditën e xhuma, më 4
shkurt 2011, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka folur mbi rëndësinë që
ka për çdo musliman përkujtimi i vlerave
dhe misionit hyjnor me të cilin u dërgua
hazreti Muhammedi, i fundit i të
dërguarve të All-llahut në tokë.
Në hytben e tij, Myftiu ka thënë se edhe
pak ditë mbarë bota do të përkujtojë
lindjen e njeriut më madh të historisë
njerëzore, atij që u dërgua mëshirë për
mbarë botërat, Muhammedit (a.s).
Në fjalën e tij, Myftiu ka përmendur se:
“Duke përkujtuar hazreti Muhammedin, të
gjithë ne duhet të rikërkojmë në veten
tonë vullnetin dhe forcën për t’iu
përgjigjur thirrjeve dritësuese me të
cilat u dërgua më i dashuri i krijesave
të All-llahut. Le ta përhapim kudo
dritën e ardhjes së tij! Le t’ua mësojmë
fëmijëve dhe rinisë sonë se feja e
Muhammedit është feja e dashurisë,
mëshirës dhe drejtësisë, feja e mendjes
dhe edukimit të saj, feja e logjikës dhe
disiplinimit të saj me dije, urtësi e
largpamësi! Nuk është e vërtetë, ajo
çfarë taborrat e të mallkuarit mundohen
të përhapin lart e poshtë nga fyerjet,
poshtërimet dhe shpifjet në adresë të
Muhammedit dhe fesë së tij! Argumentet e
panumërta në ajetet kur’anore janë
dëshmia më e qartë e madhështisë së
kësaj feje! Më thoni a ka libër në botë
të ngjashëm me Kur’anin, librin me të
cilin u dërgua Muhammedi (a.s)? A ka
libër në botë që dëshmon si Kur’ani,
forcën e besimit, dëshminë e Njësisë
absolute të Zotit Një të kësaj gjithësie
dhe logjikën objektive me të cilën u
dërgua shpëtimtari i vetë misionit
hyjnor nga devijimi dhe deformimi i
duarve të pa lara të njerëzve besëthyer?!”
Pas përfundimit të faljes së namazit të
xhuma, Myftiu ka bërë edhe një inspektim
nga afër të punimeve për ndërtimin e
xhamisë së re në fshatin Mes-Myselim. Së
bashku me besimtarët e pranishëm, imamin
e xhamisë Altin Nikshiqi dhe komisionin
e saj, Myftiu është lutur për mbarësi në
vijimin e punimeve për përfundimin sa më
parë dhe me cilësi të xhamisë së re.
M. Hoxha
|
|
|
|