Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Mbrëmjen e së shtunës, më 29 janar 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim udhëzimi me medresistët që jetojnë në konviktin e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”.
           
Pas faljes së namazit të jacisë në xhaminë e medresesë, Myftiu ka zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë me medresistët konviktorë. Para tyre ai ka folur mbi vlerën e përfitimit nga koha në shërbim të arritjes së qëllimeve të larta në jetë. Në fjalën e tij, pasi ka falënderuar kujdestarët dhe drejtorin e konviktit për përkushtimin e tyre ndaj medresistëve të pranishëm, ka thënë se secili rej nesh ka për detyrë të përfitojë nga koha e tij, që të jetë argument pozitiv për të, në këtë botë e në të përtejmen.
           
Në bisedën e tij udhëzuese, Myftiu i është referuar ajetve kur’anore dhe haditheve profetike që nxisin ruajtjen e kohës dhe mirëadministrimin e saj. Ai ka përmendur se në ditën e gjykimit, femohuesit dhe të gjithë ata që e keqpërdorin kohën e tyre do të qortohen e ndëshkohen nga Zoti i gjithësisë, pasi jeta e tyre ka shkuar pa dobi!
           
“Prej mirësive më të mëdha që All-llahu i ka dhënë njeriut është koha. Ajo është vetë jeta e njeriut, prandaj secili duhet të shikojë sesi e menaxhon kohën e tij, si e shfrytëzon atë, si e planifikon atë, sa përfiton prej saj për të mësuar e zënë dije e kulturë sa më të gjerë për vete e përtej saj. Ne kërkojmë që medresistët dhe çdo musliman i ri të mësojë sa më shumë, që të jetë një individ i shëndetshëm në shoqërinë shqiptare. Një ajet kur’anor në ditë përmendsh = me 365 ajete për një vit jetë dhe pa ndonjë sforcim të tepërt. Një hadith profetik përmendësh në ditë = me 365 hadithe profetike në një vit jetë! Unë ju ftoj të mësoni gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht, arabisht, turqisht, italisht, rusisht, spanjisht etj, sepse nesër do të keni nevojë për to dhe kulturën që buron prej secilës prej tyre! Ne e kemi urdhër kur’anor lutjen: “Dhe thuaj: Zoti im më shto mua dituri!”, mirëpo nëse rrini tërë ditën në xhami duke e bërë këtë lutje, nuk do të mund të arrini në asgjë përtej saj! Unë them: bëjeni këtë lutje dhe ngrihuni e shfrytëzoni kohën duke lexuar, mësuar e zënë dituri sipas thirrjes kur’anore e porosisë muhammedane! All-llahu e begatoftë kohën tuaj, mundin tuaj, përkushtimin tuaj për të qenë nxënës dhe studentë të ditur e të përkushtuar në jetë. Me fjalë të tjera, unë lutem që ju të jeni muslimanë bashkëkohorë e produktivë në jetën tuaj!”- ka thënë në fjalën e tij Myftiu.
           
Më pas, ai është lutur me krejt të pranishmit për mbarësinë e tyre, për begatimin e kohës dhe shfrytëzimin e saj për arritjen e qëllimeve të mira në jetë.

Altin Nikshiqi

 

“Koha është vetë jeta e jonë, mos ta çojmë dëm për asnjë çast!” - xhamia e Medresesë, 28 janar 2011

“Koha është vetë jeta e jonë, mos ta çojmë dëm për asnjë çast!” - xhamia e Medresesë, 28 janar 2011

“Koha është vetë jeta e jonë, mos ta çojmë dëm për asnjë çast!” - xhamia e Medresesë, 28 janar 2011

“Koha është vetë jeta e jonë, mos ta çojmë dëm për asnjë çast!” - xhamia e Medresesë, 28 janar 2011

“Koha është vetë jeta e jonë, mos ta çojmë dëm për asnjë çast!” - xhamia e Medresesë, 28 janar 2011