Paraditën e së
mërkures, më 26 janar 2011, Myftiu Imam
Muhamed Sytari ka pritur në një vizitë
zyrtare një përfaqësi zyrtarësh nga
Bashkësia Islame e Malit të Zi, nën
drejtimin e z. Omer Kajoshaj, sekretar
për Marrëdhëniet me Jashtë, si dhe
zotërinjtë Ismail Daciq, Fuad Cekiq dhe
Muhammed Tevfik.
Gjatë vizitës, Myftiu i Shkodrës u ka
uruar mirëseardhjen miqve nga Podgorica
dhe ka theksuar se këto vizita shërbejnë
më së miri për të afruar bashkëpunimin
dhe harmoninë në mes të dy bashkësive
fetare islame dhe rolin që ato kanë në
shoqëri. Myftiu ka thënë se binjakëzimi
në mes të Myftinisë Shkodër dhe asaj të
Podgoricës, është një detyrim islam i
vonuar, që duhet korrigjuar sa më parë
në të mirë të marrëdhënieve vëllazërore
që ekzistojnë në mesin e dy myftinive.
Më pas, ai ka bërë një ekspoze të punës
dhe aktivitetit të Myftinisë Shkodër dhe
rolit që ajo ka në jetën e përditshme në
Shkodër e përtej saj.
Nga ana e tij, z. Omer Kajoshaj, pasi ka
falënderuar mikpritjen, ka theksuar se
shkaku i kësaj vizite është pikërisht
nxitja e bashkëpunimit të mëtejshëm në
mes të dy myftinive dhe këmbimi i
eksperiencave të frytshme në mes të
imamëve dhe thirrësve islamë në këto
treva. Ai e ka informuar Myftiun e
Shkodrës edhe për ecurinë e Medresesë së
re në Tuz dhe arritjet e saj për këtë
vit. Njëkohësisht ai i ka dorëzuar
Myftiut Imam Muhamed Sytari një ftesë
zyrtare për të vizituar Podgoricën dhe
Medresenë e Tuzit.
Pas vizitës në Myftini, përfaqësuesit e
Bashkësisë Islame të Malit të Zi kanë
bërë edhe disa vizita në institucionet
fetare në Shkodër, ku janë ndalur te
xhamia e Tophanës, Medreseja e djemve,
xhamia e Medresesë, xhamia e Parrucës
dhe xhamia “Ebu Bekër”.
Për nder të miqve nga Podgorica, Myftiu
ka shtruar një drekë, ku kanë qenë të
pranishëm edhe disa nga imamët e
Myftinisë Shkodër.
M. Myftija
|
|
|
|