Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Në kuadrin e përmirësimit dhe integrimit të mëtejshëm të mënyrave të komunikimit fetar nëpërmjet xhamisë dhe mjediseve të tjera fetare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar për të dytën javë trajnimin me imamët e Myftinisë Shkodër.
           
Fillimisht me datën 15 janar dhe sot, më 22 janar 2011, janë zhvilluar dy trajnime me imamët e Shkodrës, ku janë trajtuar tema që kanë të bëjnë me përmirësimin e komunikimit fetar nëpërmjet vaseve, hytbes së xhumasë dhe takime të ndryshme fetare në xhami e në mjedise ku veprojnë imamët e kësaj Myftinie.
           
Fillimisht ka qenë Myftiu Imam Muhamed Sytari, që ka folur mbi rëndësinë e këtij trajnimi që ka një rëndësi të madhe për cilindo imam, aq më tepër që temat e tij trajtohen nga specialistë të fushave përkatëse. Ai ka falënderuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për këtë kontribut të vyer në shërbim të imamëve të Myftinisë Shkodër.
           
Në këtë trajnim kanë referuar: z. Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSh, z. Altin Shima, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe z. Astrit Zharri, drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në KMSh. Në temat e mbajtura është vënë theksi te rëndësia dhe përgjegjësia që ka imami në edukimin e brezave, rolin që ai ka në shoqëri, në marrëdhënie me muslimanët, jomuslimanët, pushtetarët etj. Në këtë trajnim është folur edhe për detyrimet e imamit si edukator dhe mësues i fesë për brezin e ri.           

Në përfundim të këtij trajnimi janë shpërndarë edhe çertifikatat përkatëse për imamët pjesëmarrës në këtë trajnim.

 

KMSh zhvillon trajnime me imamët e Myftinisë Shkodër - 22 janar 2011

KMSh zhvillon trajnime me imamët e Myftinisë Shkodër - 22 janar 2011

KMSh zhvillon trajnime me imamët e Myftinisë Shkodër - 22 janar 2011

KMSh zhvillon trajnime me imamët e Myftinisë Shkodër - 22 janar 2011