Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Nga minberi i xhamisë Kirasit, të xhumanë, më 21 janar 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka folur mbi rëndësinë e përkujtimit të profetit Muhammed (a.s) dhe përkthimit në jetën e përditshme të misionit me të cilin u dërgua ai: mëshira.
           
“Dërgesa mëshirë për mbarë botërat e hazreti Muhammedit (a.s) është një thirrje e fortë për çdo musliman që e beson dhe e shpreson këtë mëshirë hyjnore. Është detyra e jonë që të mos kursehemi në përhapjen e kësaj mëshire në realitetet shqiptare, aq më shumë sot, kur përpjekjet dhe tendencat për ta zhveshur shqiptarin nga identiteti i tij islam janë bërë më të dukshme dhe të hapura. Hazreti Muhammedi (a.s) ishte mëshirë e dhuruar për muslimanët dhe jomuslimanët, për arabët dhe joarabët, për krejt krijesat e kësaj gjithësie. Prandaj, përvetësimi i kësaj mëshire dhe përhapja e saj si një balsam hyjnor në shoqërinë tonë, është një obligim fetar e moral ndaj fesë sonë të pastër”- ka thënë Myftiu në hytben e tij.
           
Më pas, ai ka nxitur përhapjen e selamit, thirrjes së paqes në jetën e përditshme. Dhe ka thënë: “Thirrja e pejgamberit (a.s) për të përhapur selamin, është më shumë se një thirrje për të dhënë selamin në mes tonë! Është thirrje hyjnore për të jetuar në paqe me tjetrin, për ta përhapur paqen kudo e për t’u bërë njerëz të paqes në çdo moment të saj”.

M. Hoxha

“Ta përkthejmë në realitetin shqiptar dërgesën mëshirë të Hz. Muhammedit (a.s)” - Kiras 21 janar 2011