Paraditёn e ditёs sё
xhuma, mё 4 qershor 2010, myftiu i
Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, ka pritur
nё njё takim tё posaçёm drejtorin e
Shoqatёs Humanitare Kulturore “Burimi”,
z. Sokol Mandi.
Gjatё takimit ёshtё diskutuar pёr
realitetin e jetёs islame nё vend, rolin
qё duhet tё luajnё institucionet islame
nё kёtё moment, projektet dhe
aktivitetet e ndryshme, rrugёt e
bashkёpunimit nё shёrbim tё qёllimeve tё
pёrbashkёta etj.
Nga ana e tij, z. Sokol Mandi e ka
informuar myftiun pёr aktivitetin e
larmishёm tё shoqatёs “Burimi”,
projektet e ndryshme tё saj dhe disa ide
pёr realizimin e aktiviteteve tё
dobishme pёr rininё dhe besimtarёt
muslimanё nё tё ardhmen.
|
|