Pasditën e së martës,
më 18 janar 2011, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka inspektuar xhaminë e fshatit
Drisht dhe pronat vakëf të kësaj zone,
si dhe xhaminë e kalasë së Drishtit dhe
vakëfin e saj.
Fillimisht në xhaminë e Drishtit, Myftiu
ka parë nga afër situatën e rënduar të
xhamisë së këtij fshati, që ka nevojë
për një ndërhyrje të shpejtë për
rindërtimin e saj, pasi gjendja aktuale
është jo optimale për vijimësinë e
kryerjes së adhurimeve në të. Gjatë
këtij inspektimi, Myftiu ka kërkuar nga
administrata e tij, interesim maksimal
për çështjen e vakëfit të kësaj xhamie,
duke theksuar se neglizhenca e
deritanishme është një gjynah i madh,
për të cilin fajtorët duhet të marrin
hisen e turpit të kësaj gjendje mjerane
të vakëfeve të muslimanëve në këtë zonë
e përreth saj.
Më pas Myftiu është ngjitur edhe në
kalanë e Drishtit, ku ka inspektuar nga
afër zonën muslimane të kalasë dhe
xhaminë e saj. Me këtë rast, ai është
takuar edhe me banorë të kësaj zone dhe
ka vizituar xhaminë e vjetëruar të
kalasë së Drishtit.
“Teksa e shoh xhaminë e kalasë së
Drishtit në këtë gjendje, e ndjej për
obligim moral e fetar të kërkoj
ndërhyrjen e menjëhershme për
rehabilitimin e saj, para çdo xhamie,
sepse kjo është një zonë e pastër islame,
me një histori të vjetër! Detyra e jonë
është të mos neglizhojmë këto zona dhe
në veçanti xhaminë e kalasë së Drishtit,
të cilën duhet të interesohemi ta
kthejmë në një vend të vizitueshëm e të
frekuentueshëm nga besimtarët. Kalaja e
Drishtit dhe xhamia e saj, janë një
amanet i shtrenjtë i gjyshërve dhe
baballarëve tanë muslimanë, si dhe nj��
obligim fetar ndaj fëmijëve dhe brezave
që po vijnë, që Islami të mos shuhet
asnjëherë në këto troje të bekuara!”- ka
theksuar Myftiu.
Kleves Kraja
Administrator i Myftinisë
Shkodër
|
|
|
|