Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Natën e xhuma, më 14 Janar 2011, në Shkodër, pas një lëngate të shkurtër, kaloi në  Darul-Beka (në jetën e përhershme), në moshën 82 vjeçare, Sheh Idriz Ali Kruja.

Në qytetin e Shkodrës, që herët, si nevojë shpirtërore e qytetarëve të saj, zhvillohet tarikati Rifai me udhëheqës shpirtëror të përmendur si Sheh Ahmet Shkodra, Sheh Jonuz Metani, Sheh Ymer Dibra, Sheh Ali Kruja apo siç e njeh populli i Shkodrës “Sheh Alja”.

Si rrjedhojë e karizmës së udhëheqësve të tyre tarikati Rifai në Shkodër fiton simpatinë e një numri shumë të madh shkodranësh, që në vitin 1946 ndërtojnë teqen e tyre në një nga lagjet më të vjetra të këtij qyteti, që për kohën kur u ndërtua, ishte një ndërtesë që plotësonte nevojat e këtij komuniteti të madh.

Numri shumë i madh i dervishëve që e rrethonin Sheh Aliun, influenca shumë e gjerë në popull edhe si një nga pjesëmarrësit e luftës së Koplikut për mbrojtjen e Shkodrës, fillon të shqetësojë autoritetet komuniste, që duke e njohur shpirtin demokrat dhe liridashës të popullit shkodran në vitin 1953 e vendosin në arrest shtëpie për të stepur sadopak përkrahësit e tij.

Pasojave të vitit 1967 nuk i shpëton as teqja e rifaive në Shkodër, e cila si nevojë e autoriteteve të kohës, nuk prishet por kthehet në shtëpi banimi.

Për Sheh Aliun vjen arresti i dytë i shtëpisë, por tani me dëshirën e tij, si kundërshtar i heqjes së simboleve fetare. Shkodranët përuleshin me respekt para tij kur e shihnin në mëngjes herët, apo natën në rrugët e qytetit, gjithmonë i veshur e i mbajtur konform uniformës së Shehit rifai, që nuk e braktisi deri në vdekjen e tij, që u mbyll me të gjitha ritet e rifaive.

Pikërisht këtu qëndron dhe merita e Sheh Idrizit, si i biri i këtij prijësi popullor që diti të zgjojë dëshirën e popullit shkodran për vazhdimësinë e traditës së tarikatit rifai në qytetin e tij.

Që në momentet e para të demokracisë shqiptare, atëherë kur pushteti komunist vazhdonte të ushtronte trysninë e vet për mos lejimin e ushtrimit të fesë, ai në ambientet e shtëpisë së tij, grumbulloi rreth vetes të rinj e të vjetër që nuk u ishte shuar në shpirtin e tyre dashuria për tarikatin rifai.

Që në këto momente ai kthehet në një udhëheqës shpirtëror e, në të njëjtën kohë në një mësues të riteve të tarikatit, pasi ato ishin mbajtur gjallë dhe praktikoheshin fshehurazi në familjen e tij.

Janë titanike përpjekjet e tij me autoritetet për kthimin e teqes në shërbim të qindra e mijëra dervishëve që ditë për ditë i shtonin radhët e tyre. Janë këto që me punën e tyre fizike dhe me donacionet e dashamirësve e kthyen atë nga një shtëpi banimi për shumë familje, në gjendjen e saj të mëparshme.

Në vorbullën e përpjekjeve për rindërtimin e teqes apo në predikimin dhe zgjerimin e pasuesve tëtij, Sheh Idrizi orjentohet drejtë dhe është ndër të parët që krijon lidhje me qendrat e njohura të tarikatit Rifai në Ballkan duke u lidhur me Sheh Xhemalin e Prizrenit, për të çuar më përpara tarikatin e në të njëjtën kohë të fitonte të drejtën e ushtrimit dhe të njohjes si Sheh i këtij tarikati në Shkodër.

Në  sytë e pasuesve të tij, gjatë 20 viteve, ky plak i urtë, i ndershëm dhe i papërkulur arriti të krijojë një institucion edukativ të mbeshtetur vetëm në kontribute popullore dhe me një numër shumë të madh ndjekësish të devotshëm.
Jetëgjatësia e kësaj teqeje është e garantuar nga të gjithë pasuesit që për hir të dashurisë ndaj tij dhe devotshmërisë në besim do të mbajnë gjallë shpirtin e tarikatit Rifai.

Muhamet Mesi, Tiranë

          
Myftinia Shkodër, shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për ndarjen nga jeta materiale e Sheh Idriz Krujës, i cili ishte simbol i dashurisë për All-llahun, Resulull-llahin, sahabët dhe Ehli-Bejtin e tij të pastër.            Lutemi me zemër që All-llahu i Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pakufijshme dhe ta pranojë adhurimin e tij dhe sakrificën në rrugën e së vërtetës, për të cilën jetoi dhe punoi. Amin!

 

Sheh Idriz Ali Kruja- njeriu i urtë që rimëkëmbi amanetin e të atit… 15 janar 2010

Sheh Idriz Ali Kruja- njeriu i urtë që rimëkëmbi amanetin e të atit… 15 janar 2010

Imam Muhamed Sytari - Sheh Idriz Kruja