Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nëpërmjet minberit të xhamisë së Zogajve, Myftiu Imam Muhamed Sytari, ka folur ditën e xhuma, më 14 janar 2011 edhe mbi shenjtërinë e pronave vakëf dhe faktin se vit pas viti është shtuar abuzimi dhe korrupsioni me këto prona nga duar jashtë Myftinisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
           
“U bë kohë e gjatë që ozurpimi i pronave të muslimanëve shqiptarë është bërë vijë e pandërprerë në ndërgjegjen e sëmurë të kësaj shoqërie. Ditë pas dite po shohim sesi njerëz të ulët me trashëgimi ateiste nga e kaluara e zezë e këtij vendi, kanë ozurpuar pronat e vakëfit duke e dëmtuar shumë aktivitetin e Myftinisë. Por, ne nuk do të heshtim e nuk do të ndalemi në rrugën për kthimin pas, të krejt këtyre pronave, ndonëse një pengesë shumë e madhe në këtë rrugëtim janë edhe burokracitë dhe dashakeqësia e pushtetarëve të ndryshëm të urdhëruar për të penguar këtë proces shumë të rëndësishëm për ne. Ju e kuptoni shumë mirë se kjo kryqëzatë moderne, që ka për qëllim varfërimin deri në asimilim të komunitetit tonë, është e destinuar për të dështuar, sepse All-llahu i Madhëruar nuk e braktis fenë e Tij!”- ka thënë ndër të tjera Myftiu.
           
Gjatë kësaj hytbeje, Imam Muhamed Sytari ka folur mbi rëndësinë që ka angazhimi për të përkujtuar profetin Muhammed (a.s) dhe misionin e tij, sidomos në këto ditë kur përpjekjet kundër Islamit në Shqipëri janë rritur më shumë se asnjëherë tjetër. Ai ka theksuar se dërgesa mëshirë e hz. Muhammedit (a.s) na obligon më shumë se kurrë për ta reflektuar këtë shpirt mëshire në realitetet e egra të shoqërisë sonë shqiptare.
           
“Para dy netësh ndoqa debatin televiziv mbi hapjen e Universitetit Teologjik Islam. Në atë debat dëgjova njërin që përpiqej të mohojë dominancën islame të këtij kombi, me fjalë të përdredhura, sikurse mohonte faktin e shpirtit të tolerancës fetare të muslimanëve në këtë vend ndër shekuj. Kurse një tjetër, na përkufizonte modelin e “Islamit shqiptar”, të zhveshur nga obligimet e përkushtimi!? Këto janë thirrje shterpë të megafonëve të kryqëzatës së re të kësaj kohe, prej të cilëve Zoti na ruajtë!”- ka thënë Myftiu.
           
Pas përfundimit të faljes së namazit të xhuma, Myftiu i shoqëruar edhe nga administrata e Myftinisë ka inspektuar nga afër pronat e ozurpuara të Myftinisë në Zogaj si dhe ka kërkuar ndërhyrjen sa më të shpejtë ligjore, pa asnjë tolerancë, në lidhje me kthimin e të drejtës tek pronari legjitim. Njëkohësisht Myftiu ka parë nga afër edhe dëmet e mëdha që kanë shkaktuar përmbytjet e dhjetorit 2010 në zonën e xhamisë dhe brenda ambienteve të saj.

M. Hoxha

 

Myftiu flet për pronat nga xhamia e Zogajve - 14 janar 2011

Myftiu flet për pronat nga xhamia e Zogajve - 14 janar 2011

Myftiu flet për pronat nga xhamia e Zogajve - 14 janar 2011

Myftiu flet për pronat nga xhamia e Zogajve - 14 janar 2011