Pasdrekën e së
mërkurës, më 12 janar 2011, Myftiu Imam
Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim me
imamët e xhamive të dëmtuara nga
përmbytjet e dhjetorit 2010, ku shumë
zona vakëf janë përmbytur dhe janë
dëmtuar në nivele të ndryshme.
Gjatë këtij takimi, Myftiu ka theksuar
se shumë shpejt do të mundësohet pajisja
e këtyre xhamive me tapet të ri, i cili
do të mundësojë sadopak lehtësimin e
situatës së krijuar nga gjendja e
përmbytjes së ndodhur muajin e kaluar.
Ai ka dëgjuar edhe ankesat e imamëve në
lidhje me gjendjen e vështirë të disa
prej këtyre xhamive që janë dëmtuar më
shumë se të tjerat, si xhamia e fshatit
Kuç, që ka pësuar dëme serioze në muret
e saj, xhamia e Plumbit, që është
dëmtuar edhe në pjesën e çardakut të
grave etj.
Gjatë këtij takimi, Myftiu është
angazhuar për të bërë më të mirën për
kapërcimin e kësaj situate të vështirë
për xhamitë e dëmtuara dhe xhematet e
tyre dhe ka theksuar se është detyrë e
përbashkët të punojmë maksimalisht për
të kapërcyer këtë situatë sprove në
xhamitë tona të dëmtuara.
Ilir Dizdari
Imam i xhamisë Tophanë
|
|
|