Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditët e fundit, Myftinia Shkodër është angazhuar për të inspektuar pronat vakëf në territorin e Zonës Shkodër, duke verifikuar edhe shkeljet e paligjshme që janë konstatur ndër vite rreth tyre.
           
Ditën e mërkure, më 12 janar 2011, Myftiu i shoqëruar edhe nga administratori i Myftinisë Shkodër, ka inspektuar vijimin e punimeve në Qendrën Tregtare në pronën vakëf në Zdralej. Ai ka parë nga afër punën e bërë dhe ka dhënë udhëzimet përkatëse për mënyrën e shfrytëzimit të disa prej lokaleve në këtë pronë.
 
Gjithashtu ai ka parë nga afër edhe një pjesë të ozurpuar padrejtësisht të kësaj prone, e cila është nëpërkëmbur ndër vite falë edhe ndërhyrjeve burokratike të njerëzve me pushtet në këtë qytet. Në fjalën e tij, në lidhje me këtë fakt, Myftiu ka theksuar se: “Pronat vakëf janë të shenjta. Asnjë tolerim ndaj shkeljeve barbare të këtyre 20 viteve! Ata që kanë dorë në këtë barbari që ka ndodhur me pronat e muslimanëve, janë kriminelë dhe njerëz të ulët në syrin tonë!”
           
Më pas, Myftiu ka inspektuar edhe pronat e Myftinisë Shkodër në pallatin e ndërtuar nga firma “Faqa”, si dhe ka dhënë disa udhëzime për mënyrën e shfrytëzimit efikas të tyre.

Kleves Kraja

 

“Pronat vakëf janë të shenjta. Asnjë tolerim ndaj shkeljeve” 12 janar 2011

“Pronat vakëf janë të shenjta. Asnjë tolerim ndaj shkeljeve” 12 janar 2011

“Pronat vakëf janë të shenjta. Asnjë tolerim ndaj shkeljeve” 12 janar 2011