Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nëpërmjet një interviste ekskluzive dhënë për Tv1 Channel, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka folur në lidhje me projektligjin që ndalon simbolet fetare në shkolla e administratë.
           
“Fillimisht dua të sqaroj se mbulesa e muslimanes, nuk është simbol fetar, por fé! Ashtu si e kemi fenë të shenjtë e të shtrenjtë, ashtu e kemi edhe hixhabin e motrave e bijave tona të shenjtë e të shtrenjtë!”- ka deklaruar Myftiu.
           
Në intervistën e tij, ai ka përmendur edhe konferencën e organizuar dje nën kujdesin e kryeparlamentares shqiptare kundër diskriminimit të grave. “Do të kisha dëshiruar që në atë konferencë të ishte folur edhe për diskriminimin e grave muslimane nëpërmjet presioneve të herëpashershme ndaj mbulesës së tyre. Gjithsesi, unë kam besim te urtësia e kryeministrit shqiptar e qeverisë së tij dhe parlamentarëve, të cilët nuk duhet ta kalojnë këtë projektligj të pamatur, që na kthen shumë prapa në kohë dhe na bën të mendojmë për kohëra e histori që lidhen me mesjetën e errët të kontinentit racist!”- ka thënë Myftiu.
           
Ai ka përmendur edhe faktin e solidarizimit dhe angazhimit të krejt komuniteteve fetare në vendin tonë kundër miratimit të këtij projektligji që cënon të drejtat e njeriut. Sikurse ka përmendur edhe takimin e djeshëm që Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça ka zhvilluar me ministrin e arsimit, z. Myqerem Tafaj, në lidhje me këtë çështje.           

Njëkohësisht ai ka theksuar se ka mbledhur imamët e Shkodrës dhe ka kërkuar prej tyre që të sensibilizojnë xhematet e Shkodrës në lidhje me këtë cënim të të drejtave të muslimaneve shqiptare.

Myftiu i Shkodrës kundër projektligjit që ndalon shaminë - Tv1-Channel 12 janar 2011

Myftiu i Shkodrës kundër projektligjit që ndalon shaminë - Tv1-Channel 12 janar 2011