Paraditën e së dielës,
më 9 janar 2011, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka inspektuar vazhdimin e
punimeve për ndërtimin e xhamisë së re
në fshatin Mes-Myselim, ku ka parë nga
afër ecurinë e punimeve.
Myftiu është informuar për fazën e re të
punimeve për përfundimin sa më parë dhe
me cilësi të kësaj xhamie, që ndërtohet
mbi truallin e xhamisë që përfundoi e
djegur në maj të vitit që shkoi, nga një
avari e energjisë elektrike.
Myftiu ka dhënë udhëzimet e tij për
angazhim maksimal për të garantuar
cilësi në ndërtimin e xhamisë dhe është
lutur për mbarësinë e vijimësisë së
punimeve për përfundimin e saj.
Nga ana e tyre, brigada e ndërtuesve që
po merren me ndërtimin e kësaj xhamie
kanë theksuar se punimet po vazhdojnë
normalisht dhe me një dëshirë të madhe
për ta parë sa më parë të ngritur
xhaminë e këtij fshati musliman.
V. Mehmeti
|
|
|