Të xhumanë e parë të
këtij viti diellor, më 7 janar 2011,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
folur mbi rëndësinë e angazhimit të
besimtarit musliman për të kuptuar
rëndësinë e mëshirës hyjnore në jetën e
tij.
Gjatë fjalës së tij të mbajtur nga
minberi i xhamisë së fshatit Melgushë
Myftiu i është referuar edhe çthurrjes
së madhe morale, politike e kulturore që
po përjeton vendi ynë kohëve të fundit.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin
e turpshëm të projekt-ligjit për
ndalimin e simboleve fetare në Shqipëri,
ku ka thënë se: “Ky projekt-ligj i lig,
nuk ka qëllim tjetër vetëm se zhveshjen
e mëtejshme të shqiptarëve nga lidhja e
tyre besnike dhe e pazëvendësueshme me
Islamin! Nëse komunizmi ishte një pjesë
e rëndësishme e kryqëzatës perëndimore
ndaj muslimanëve në këtë vend, ajo që po
dëgjojmë këto ditë është vazhdimësi e
asaj fryme mbytëse që poshtëroi këtë
komb e këtë vend të begatë!? Prandaj ne
nuk jemi dakort me këtë mendim dhe e
refuzojmë kategorikisht atë, kurdo qoftë
e nga kushdo qoftë, sepse nuk bëjmë
kompromise në hesap të fesë sonë për
asgjë në këtë botë të përkohëshme!”
Më pas, në hytben e tij Myftiu ka hedhur
dritë mbi ajete dhe hadithe që flasin
mbi mëshirën dhe angazhimin e muslimanit
për të qenë njeri paqësor dhe mbrojtës i
të drejtave fetare e njerëzore, në
shërbim të një jete plot mëshirë,
dashuri e harmoni me veten, Zotin e
tjetrin.
Pas namazit të xhumasë dhe virdeve
përkatëse, Myftiu i është përgjigjur
pyetjeve të disa besimtarëve në lidhje
me disa zakone që kanë të bëjnë me jetën
e përditshme dhe marrëdhëniet e njerëzve
me njëri-tjetrin.
M. Hoxha
|
|
|