Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditët e fundit të dhjetorit 2010, doli në qarkullim libri më i ri i thirrësit islam Imam Muhamed Sytari, me titull: “Madhështia e shpirtit islam”. Në faqet e tij, autori ka mbledhur kujtimet e tij gjatë Ramazanit të kaluar në Arizona, me shqiptarët e Qendrës Islame Amerikane në “Greenway Masjid”, gjatë vitit 2009.
           
Në parathënien e këtij libri, autori ka theksuar qartë se: “Me këtë fjalë në zemër (bismil-lah), ditët e mia në Phoenix, Glendale, Tempe, Gilbert etj, u kthyen në ditë hixhreti, nëpërmjet të cilit përpiqesha të fitoja kënaqësinë e Zotit tim, si shërbestar në rrugën e Thirrjes së Tij, në valën e paqtë të tubimeve ramazanore, në zemër të cilave rrezatonte dashuria në All-llah e për All-llah..!

Me këtë fjalë në zemër, takimet e shumta dhe shërbesat fetare në komunitetin musliman të Phoenix, forcuan ditë pas dite lidhjen tonë në besim e fe, duke na bërë të përjetojmë së bashku kënaqësinë e të qenurit pjesëtarë të një familje të madhe në krye të së cilës qëndron Resulull-llahi (a.s), i dërguari mëshirë për të gjitha krijesat e, përreth tij breza të tërë në rrugëtimet e gjata të kësaj jete të përkohëshme...

Me këtë fjalë në zemër, nisa të ambientohem me vendin e ri, ku do të kaloja më të shtrenjtin muaj të jetës, Ramazanin, muajin e ringjalljes së ndërgjegjësimit fetar e besimor te njerëzit. Muajin, në të cilin veprat e mira, udhëzimi e harmonia shpërblehen jo si në çdo muaj...”, sikurse ka theksuar se: “Ditët e muajit Ramazan dhe ato që e pasuan, në shoqërinë e besimtarëve muslimanë shqiptarë (por jo vetëm) në Phoenix të Arizonës, ishin për mua një përvojë e shkëlqyer në shërbim të Thirrjes Islame.
           
Ato ditë rrezatuan mirësitë e shumta të kësaj feje të pastër, mësimet e së cilës kanë dritësuar mbarë botën! Dita-ditës asaj i afrohen nga çdo cep i botës, duke kërkuar në të pastërtinë, mëshirën, faljen, prehjen shpirtërore, qetësinë, nxitjen e përparimit në dije, ekonomi, politikë e përtej tyre.
           
Ditët e begata në këtë shoqëri njerëzish besnikë ndaj mësimeve të fesë islame dhe traditave të bukura e të shëndosha kombëtare, ishin të papërshkrueshme!”
           
Libri në fjalë është botimi i 14- të i thirrësit islam Imam Muhamed Sytari. Në faqet e tij, lexuesi do të ketë mundësi të lexojë momentet më të spikatura të shërbimeve të tij në mesin e muslimanëve në Phoenix, si dhe një pjesë të eksperiencës amerikane në shërbim të fesë dhe mësimeve të Kur’anit.

Ferzet Ndoja