Pasditёn e tё
mёrkurёs, mё 2 qershor 2010, myftinia
Shkodёr ka organizuar njё tribunё fetare
me rastin e vizitёs nё vendlindje tё
prijёsit tё Qendrёs Islame Shqiptare
Amerikane tё Arizonёs, Imam Didmar Faja.
Nё fjalёn e rastit, myftiu i Shkodrёs
Imam Muhamed Sytari ka shprehur
kёnaqёsinё e tij pёr organizimin e kёtij
tubimi fetar, nё tё cilin ishin mbledhur
teologё, imamё, intelektualё, tё rinj e
tё reja, besimtarё e besimtare.
Ndёrkohё Imam Didmar Faja gjatё fjalёs
sё tij ka treguar pёr eksperiencёn
amerikane dhe rrugёtimin e tij me
Qendrёn Islame tё Arizonёs qё ai drejton
prej shumё vitesh. Ai ka pёrmendur
shembuj tё ndryshёm nga realiteti
amerikan dhe ka rrёfyer para tё
pranishёmve se numri i amerikanёve qё e
pranojnё Islamin ёshtё i madh dhe pёson
rritje ditё pas dite. “Njё nga
amerikanёt e konvertuar nё Islam nё
xhaminё tonё, kur e pyeta pёr shkakun e
hyrjes sё tij nё Islam, ma ktheu: “Sepse
Islami ёshtё fe logjike!”, qё do tё
thotё se mundёsitё e pёrhapjes sё kёsaj
feje tё pastёr hyjnore janё tё shumta nё
shoqёritё qё akoma nuk e njohin fenё
tonё”- ka thёnё ai.
Nё fund tё kёtij aktiviteti, tё
pranishmit janё pёrshёndetur me Imamin e
nderuar duke e falёnderuar pёr bisedёn
dhe eksperiencat interesante tё treguara
para tyre.
|
|
|
|