Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e enjte, më 30 dhjetor 2010, Myftinia Shkodër ka organizuar për fëmijët e komunitetit, një takim me shkrimtarin për fëmijë, Xhahid Bushati. Aktiviteti, i zhvilluar në “Grand Hotel Europa”, ka patur në qendër të vëmendjes përkujdesjen për fëmijët dhe edukimin e tyre me dashurinë për dijen, librin, krijimtarinë, sipas porosive kuranore dhe këshillave të profetit Muhammed (a.s).
           
Fillimisht, të pranishmit kanë ndjekur një program me pjesë të larmishme me vjersha të ndryshme nga një grup i përzgjedhur me fëmijë të klasave fillore, të cilët kanë vënë në skenë edhe një përrallë të zgjedhur nga krijimtaria e gjerë e shkrimtarit të mirënjohur për fëmijë Xhahid Bushati.
           
Më pas, në fjalën e tij, shkrimtari Xhahid Bushati ka folur për fëmijërinë e tij, lidhjen me librin dhe dashurinë për të, krijimtarinë e tij që në momentet e para, librat e shumtë të botuar ndër vite dhe peripecitë e ndryshme që e kanë shoqëruar në këtë fushë, si dhe ka dhënë këshilla të shumta për fëmijët e pranishëm, për të qenë sa më afër librit, dijes, moralit dhe virtyteve të larta njerëzore.           

Në fund të këtij aktiviteti, Myftinia Shkodër, u ka dhuruar fëmijëve të pranishëm në këtë aktivitet librin e fundit të botuar nga shkrimtari Xhahid Bushati, me titull: “Historia e Gjëmbit dhe e gjëmbaçit”.


“Të njohim krijimtarinë letrare të shkrimtarit për fëmijë Xhahid Bushati” - 30 dhjetor 2010

“Të njohim krijimtarinë letrare të shkrimtarit për fëmijë Xhahid Bushati” - 30 dhjetor 2010

“Të njohim krijimtarinë letrare të shkrimtarit për fëmijë Xhahid Bushati” - 30 dhjetor 2010

“Të njohim krijimtarinë letrare të shkrimtarit për fëmijë Xhahid Bushati” - 30 dhjetor 2010