Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së hënës, më 27 dhjetor 2010, në Myftininë e Shkodrës është organizuar mbledhja e radhës  e imamëve të qytetit. Në rend të ditës të kësaj mbledhje kanë qenë disa pika që kanë të bëjnë me përmirësimin e organizimeve fetare, ceremonive të ndryshme, vaseve dhe hytbeve të xhumasë, imazhit të Myftinisë etj.
           
Në fjalën e tij, Myftiu ka dhënë disa orientime që kanë të bëjnë me pikat e lartpërmendura, ku ka vlerësuar edhe kontributet e deritanishme të imamëve.

Një pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ka qenë edhe diskutimi mbi çështjen e hixhabit dhe ekspozimit publik të muslimaneve në shoqëri. Myftiu ka udhëzuar që hytbeja e xhumasë së ardhshme, me datë 31 dhjetor 2010, të përqendrohet te diskriminimi dhe shkelja flagrante e të drejtave të njeriut, nëpërmjet tendencave antifetare për ndalimin e hixhabit në shkollat publike dhe institucionet zyrtare të këtij vendi.

Ai ka theksuar se: “Në asnjë mënyrë nuk duhet pranuar kjo shkelje shokuese e të drejtave të muslimaneve. Menduam se me kalimin e viteve do të mbyllej një herë e përgjithmonë plaga e madhe e "kijametit" të vitit 1967 mbi Islamin dhe muslimanët në këtë vend, por u gabuam! Si duket, komunistët e kësaj kohe, vazhdojnë ta mbajnë të gjallë frymën e fjalimit famëkeq të 6 shkurtit të 1967 të babait të tyre shpirtëror!?

Detyra e jonë është të sensibilizojmë njerëzit ndaj një zullumi të madh dhe cinik që po gatuhet në shpinë të muslimanëve dhe muslimaneve në këtë vend. Shumë shpejt, së bashku, do t’i drejtojmë një letër edhe ministrit të Arsimit dhe kryeministrit të këtij vendi në lidhje me këtë tendencë kryqtare, të papranueshme nga ne!”.

Në këtë mbledhje, imamët kanë dhënë së bashku mesazhin e solidarizimit dhe angazhimit maksimal për mbrojtjen e të drejtave legjitime të muslimaneve, duke theksuar se hixhabi është fe, jo simbol, sikurse përflitet në mënyrë qesharake këto ditë.
           
Më pas janë diskutuar dhe debatuar edhe disa çështje të brendshme që kanë të bëjnë me mirëfunksionimin e jetës fetare dhe organizimin e Thirrjes Islame në Shkodër.

V. Mehmeti


Imamët: “Hixhabi është fe, jo simbol!” - 27 dhjetor 2010