Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Gjatë prezencës së tij në fshatin Trush, Imam Muhamed Sytari ka shfrytëzuar kohën për të inspektuar disa shtëpi të dëmtuara nga uji gjatë ditëve të përmbytjes. Ai ka parë nga afër dëmet e mëdha të shkaktuara në disa shtëpi, ku niveli i ujit ka arritur në nivele të larta, duke përmbytur thuajse gjithçka nga pasuria e tyre.
               
“Pothuajse çdo gjë në shtëpinë time ka notuar dhe është dëmtuar nga uji dhe vërshimet e tij. Divanat, karriget, pajisjet elektrike, shtrati, teshat… janë përmbytur dhe janë dëmtuar keq, sikurse e shihni edhe vetë”- ka konstatuar njëri nga banorët e dëmtuar në fshatin Trush.               

Me këtë rast, Myftiu ka theksuar se Myftinia Shkodër do të përpiqet për t’i ndihmuar këto familje, duke u siguruar disa nga orenditë shtëpiake të dëmtuara nga përmbytjet. Ai ka kërkuar nga këta familjarë që të mos dëshpërohen dhe mos humbin asnjëherë shpresën dhe besimin ndihmën e Zotit.

 

Myftiu inspekton shtëpi të dëmtuara në fshatin Trush -16 dhjetor 2010

Myftiu inspekton shtëpi të dëmtuara në fshatin Trush -16 dhjetor 2010

Myftiu inspekton shtëpi të dëmtuara në fshatin Trush -16 dhjetor 2010