Dita e Ashures, të 
										enjten më 16 dhjetor 2010, ka mbledhur 
										në Teqen Rufaite të Shkodrës besimtarë 
										të shumtë, që kanë ardhur për të marrë 
										pjesë në ceremoninë që organizon kjo 
										teqe me këtë rast. Në krye të pritjes, 
										Sheh Idriz Kruja, u uron mirëseardhjen 
										krejt atyre që vijnë për ta takuar e për 
										të këmbyer me të një urim, një lutje.
            
										Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, i 
										shoqëruar edhe nga administratori i 
										Myftinisë, z. Kleves Kraja, teologu 
										Arben Halluni, imami i xhamisë Parrucë, 
										teologu Naim Drijaj, ai i xhamisë 
										Tophanë, z. Ilir Dizdari etj,  kanë 
										ardhur për të kryer vizitën tradicionale 
										në Teqen Rufaite.
            
										Në këtë vizitë, Myftiu ka theksuar se 
										kjo ditë është simbol i unitetit dhe i 
										vëllazërimit islam. Ai ka theksuar se 
										sot, më shumë se asnjëherë tjetër kemi 
										nevojë të kuptojmë forcën e vëllazërisë 
										islame që shkrin çdo pengesë për të 
										jetuar e bashkëpunuar si të tillë.
            
										Edhe Sheh Idriz Kruja, ka konfirmuar 
										këtë vëllazëri të shenjtë e të shtrenjtë 
										islame që duhet të forcohet sa më shumë 
										në mesin e krejt muslimanëve, pa dallim 
										e pa paragjykim.
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
  
