Ditёn e martё, mё 1
qershor 2010, myftiu i Shkodrёs Imam
Muhamed Sytari ka pritur prijёsin
e Qendrёs Islame Shqiptare Amerikane tё
Arizonёs (ShBA), Imam Didmar Faja.
Gjatё vizitёs sё tij, Imam Didmar Faja
ka shprehur kёnaqёsinё e tij qё ndodhet
sot nё vendlindje. Ai ka falёnderuar
myftiun e Shkodrёs pёr pritjen e ngrohtё
dhe ёshtё lutur pёr mbarёsinё e punёs
dhe aktivitetit tё myftinisё Shkodёr nё
shёrbim tё besimtarёve dhe qytetarёve tё
kryeqendrёs sё Veriut. Njёkohёsisht ai
ka bёrё njё rezume tё aktivitetit qё
zhvillon AAIC nё Arizona, si dhe
revistёn “Udhёzimi” qё kjo qendёr boton.
Nga ana e tij, myftiu i Shkodrёs ka
falёnderuar mikun e tij pёr vizitёn dhe
angazhimin serioz nё shёrbim tё Thirrjes
Islame dhe pёrhapjes sё mёsimeve tё saj
nё Arizona dhe pёrtej saj.
Gjatё kёsaj vizite, Imam Didmar Faja i
ka dorёzuar pёrfaqёsuesve tё myftinisё
Shkodёr shumёn e mbledhur nga besimtarёt
e “Greenway Masjid” nё Phoenix tё
Arizonёs nё sensibilizim me rastin e
xhamisё sё fshatit Mes-Myselim.
|
|
|