Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Mbrëmjen e së martë, më 14 dhjetor 2010, në ambientet e xhamisë së Parrucës ka mbërritur stafi i shtypshkronjës “Milleniumi i Ri” dhe i Radio “VAKËF”, me qendër në Tiranë, të cilët kanë sjellur disa ndihma materiale në Myftininë e Shkodrës, për të ardhur në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga uji.
           
Donatorët kanë vlerësuar këtë moment si të përshtatshëm për të dhënë kontributin e tyre në shërbim të disa prej familjeve që janë dëmtuar gjatë këtyre ditëve. Shporeta, batanije, rroba dimri e ushqime, kanë qenë pjesë e ndihmave që vëllezërit e motrat nga Tirana kanë sjellur me vete si kontribut në këtë përmbytje që përfshiu Shkodrën në fillim të muajit dhjetor.           

Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës ka falënderuar këtë gjest human të ardhur në një moment të vështirë për shumë familje në nevojë në zonën e Shkodrës.

 

Shtypshkronja “Milleniumi i Ri” dhe Radio “VAKËF” dhurojnë ndihma - 14 dhjetor 2010

Shtypshkronja “Milleniumi i Ri” dhe Radio “VAKËF” dhurojnë ndihma - 14 dhjetor 2010 

Shtypshkronja “Milleniumi i Ri” dhe Radio “VAKËF” dhurojnë ndihma - 14 dhjetor 2010