Pasdrekën e së martës,
më 14 dhjetor 2010, në Myftininë e
Shkodrës ka mbërritur nën/kryetari i
Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z.
Bujar Spahiu, i shoqërur nga drejtori i
Drejtorisë së Arsimit në K.M.Sh, z.
Altin Shima, si dhe Myftiu i Elbasanit,
z. Agim Duka, të cilët janë pritur nga
Myftiu Imam Muhamed Sytari dhe stafi i
kësaj Myftinie.
Gjatë vizitës së tyre, drejtuesit e
lartë janë informuar për situatën e
krijuar në Shkodër gjatë përmbytjeve të
shkaktuara nga fillimi i dhjetorit. Ata
kanë përcjellur selamet dhe lutjet e
Kryetarit të Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë, H. Selim Muça në lidhje me
situatën e këtyre ditëve.
Më pas, ata kanë bërë edhe një vizitë në
zyrën e Prefektit të Shkodrës, z. Maxhid
Cungu, ku kanë dhënë mesazhet e tyre me
rastin e përmbytjeve në Shkodër.
Në fjalën e tij, nën/kryetari Spahiu ka
theksuar se Komuniteti Mysliman i
Shqipërisë është mobilizuar për të dhënë
ndihmën e tij në këtë situatë. “Sot,
sollëm edhe 10 ton ndihma të tjera
ushqimore në ndihmë të njerëzve në
nevojë, së bashku me Myftininë e
Elbasanit, që sikurse krejt myftinitë e
Shqipërisë, është sensibilizuar me këtë
që po kalon Shkodra”- ka thënë z. Spahiu.
Ndërkohë, Myftiu i Elbasanit, z. Agim
Duka ka thënë se detyra e jonë si
muslimanë është të angazhohemi për të
dhënë ndihmën tonë aty ku njerëzit kanë
nevojë. Prefekti i Shkodrës, z. Maxhid
Cungu, pasi ka falënderuar përfaqësuesit
e Komunitetit Mysliman, ka theksuar se
situata po përmirësohet dita-ditës dhe
se roli kryesor i krejt faktorëve që
ndihmuan dhe po ndihmojnë në këtë
situatë është për t’u falënderuar.
|
|
|
|