Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së hënës, më 13 dhjetor 2010, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka inspektuar punimet që kanë nisur për ndërtimin e xhamisë së fshatit Mes-Myselim. Pas djegies së kësaj xhamie, më 16 maj 2010, Myftinia Shkodër u angazhua për të bërë një sensibilizim sa më të gjerë me qëllim ndërtimin e xhamisë së re në këtë fshat. Falë Zotit, pas mbledhjes së fondeve për nisjen e punimeve për ndërtimin e kësaj xhamie, u bë edhe inaugurimi i fillimit të ndërtimit të saj, më 4 nëntor 2010.
           
Me këtë rast, Myftiu ka bërë inspektimet për të parë nga afër se si kanë vazhduar punimet në këtë xhami. Pasi u njoh nga afër me punën e vështirë që ka nisur, edhe për arsye të motit, ai ka përgëzuar grupin e punës për atë që është bërë deri më sot dhe është lutur për mbarësinë e vijimit të këtyre punimeve, që po vazhdojnë në mënyrë të rregullt.
           
Gjatë njohjes së Myftiut me hapat që janë ndjekur deri më sot, përgjegjësi I inspektimit të punimeve në këtë xhami, z. Ismet Fangaj, ka theksuar se pa marrë parasysh përkeqësimet e motit, është punuar me përkushtim e dëshirë të madhe për ta përfunduar sa më parë punën e nisur në këtë drejtim.

Altin Nikshiqi

Myftiu inspekton punimet në xhaminë e re në Mes-Myselim - 13 dhjetor 2010

Myftiu inspekton punimet në xhaminë e re në Mes-Myselim - 13 dhjetor 2010