Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së hënës, më 13 dhjetor 2010, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të përzemërt një përfaqësi të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë të kryesuar nga kryetari i saj, teologu Klodian Mulita dhe përfaqësuesit e bordit ekzekutiv të saj, teologët Sokol Kondakçiu, Justinian Topulli dhe Mustafa Tërniqi.
           
Pasi ka uruar mirëseardhjen e tyre në Shkodër, Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar rolin e madh që kanë dhënë dhe po japin teologët e diplomuar në vendet e ndryshme të botës islame, për edukimin e shoqërisë shqiptare me mësimet mesatariste të fesë islame. Ai ka theksuar se sot, më shumë se asnjëherë tjetër duhet të kultivohet unifikimi i kontributeve për të mirën e kësaj feje dhe mësimeve të saj. Ai ka vlerësuar se interesimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është i përqendruar te ruajtja e traditave fetare islame në vendin tonë dhe përhapja e tyre në brezat e rinj. Këtu, ai ka vënë në dukje rolin e madh që kanë teologët dhe thirrësit islamë në këtë aspekt.
           
Nga ana e tyre, përfaqësuesit më të lartë të LHSh, kanë falënderuar mikpritjen dhe kanë theksuar se kjo vizitë vjen në vazhdën e solidarizimit vëllazëror të krejt teologëve dhe thirrësve islamë që aderojnë në LHSh, për të ndihmuar realitetin e krijuar në xhamitë e Shkodrës pas përmbytjeve të këtyre ditëve.
           
Në këtë takim u theksua edhe domosdoshmëria e ruajtjes së frymës së harmonisë dhe bashkëpunimit të krejt institucioneve islame në këtë vend, në shërbim të interesave të përbashkëta për të mirën e Thirrjes Islame.

M. Hoxha

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë viziton Myftininë Shkodër - 13 dhjetor 2010

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë viziton Myftininë Shkodër - 13 dhjetor 2010