Paraditën e së hënës,
më 13 dhjetor, përfaqësues të lartë të
Shoqatës “Istanbul”, z. Rafet Bilaç, z.
Arif Qerozi, z. Shuajb Bashhan etj, kanë
vizituar Myftininë e Shkodrës, me rastin
e përmbytjeve të ditëve të fundit, ku
janë dëmtuar edhe shumë xhami në qytet e
fshat.
Me këtë rast Myftiu Imam Muhamed Sytari
ka uruar mirëseardhjen e drejtuesve të
shoqatës “Istanbul”, duke theksuar se
kontributi i saj është i madh dhe jetik
për Myftininë dhe jetën e Thirrjes
Islame në Shkodër. Ai nuk ka lënë pa
falënderuar edhe kontributin e madh që
kjo shoqatë ka dhënë me rastin e Kurban
Bajramit të këtij viti, ku janë
shpërndarë me qindra pako mishi për
familje të shumta në Shkodër dhe përreth
saj.
Në fjalën e tij, z. Rafet Bilaç, pasi ka
përcjellur edhe selamet e dijetarit të
shquar Osman ef. Nuri Topbash, ka
theksuar se ndihmat e vëllezërve nga
Turqia kanë nisur që në ditët e para të
përmbytjeve dhe do të vazhdojnë edhe më
tej. Ai ka garantuar se “Istanbul” dhe
stafi i saj do të vazhdojnë të japin
kontributin e duhur për të ndihmuar në
realitetet e Thirrjes Islame në Shkodër.
Në këtë takim merrnin pjesë edhe imamë
të xhamive të përmbytura dhe pjesëtarë
të Këshillit të Myftinisë Shkodër dhe të
Shtabit të Emergjencave të kësaj
Myftinie.
|
|
|