Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së shtunës, më 11 dhjetor 2010, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të ngrohtë vëllazëror një delegacion të Organizatës Humanitare “El-Hilal”, me qendër në Shkup, të përfaqësuar nga nënkryetari i saj, H. Miqail ef. Osmani, kryetari i degës “Gazi Babë”, z. Ali Sadiku etj.
           
Gjatë vizitës së tyre në Myftininë Shkodër përfaqësuesit e “El-Hilal”, janë interesuar për gjendjen e krijuar pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Shkodrës. Ata kanë shprehur solidaritetin e tyre në ndihmë të nevojtarëve dhe të përmbyturve. Më pas ata kanë pyetur edhe për gjendjen e xhamive dhe xhemateve të tyre në këtë realitet të izoluar nga uji.
           
Në fjalën e tij mikpritëse, Myftiu Imam Muhamed Sytari, pasi i ka uruar vëllezërve nga Shkupi mirëseardhjen në Shkodër dhe në Myftininë e saj, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë që vjen në një moment të vështirë për Shkodrën dhe Myftininë.
           
Myftiu ka bërë një ekspoze të shkurtër të realitetit të xhamive të dëmtuara nga kjo përmbytje e frikshme, e cila përfshiu Shkodrën në këtë kohë. Ai ka thënë se gjendja e disa prej xhamive të përmendura është jo shumë optimale, edhe në këto ditë. Ai ka thënë se dëmet janë të mëdha, por shpresa në rregullimin e tyre, ditë pas dite, është e madhe.
           
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Organizatës Humanitare “El-Hilal”, kanë premtuar se do të kontribuojnë me mundësitë e tyre për të dhënë edhe ata ndihmën e tyre në kalimin e kësaj situate të vështirë.

 

M. Myftija

 

Organizata Humanitare “Hilal”, viziton Myftininë Shkodër - 11 dhjetor 2010

Organizata Humanitare “Hilal”, viziton Myftininë Shkodër - 11 dhjetor 2010 

Organizata Humanitare “Hilal”, viziton Myftininë Shkodër - 11 dhjetor 2010