Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së shtunës, më 11 dhjetor 2010, në Myftininë e Shkodrës është zhvilluar një takim me imamët e xhamive të përmbytura gjatë ditëve të fundit. Imamët e xhamive Tophanë, Zues, Kuç, Mushan, Zogaj dhe xhamisë së Plumbit, kanë prezantuar para Myftiut dhe stafit të tij dëmet e mëdha që ka shkaktuar kjo përmbytje e madhe e ditëve të para të dhjetorit.
           
Secili prej imamëve ka treguar për dëmet e konsiderueshme që kanë pësuar xhamitë dhe zona përreth tyre. Ata kanë bërë edhe një bilanc të familjeve të dëmtuara, të cilat kanë nevojë të madhe për ndihma ushqimore, veshmbathje, mobilje etj.
           
Imamët kanë kërkuar që shteti shqiptar dhe qeveria të bëjnë sa më parë ç’dëmtimin e këtyre dëmeve në këto xhami. Ata kanë shprehur edhe ankesat e tyre për mos vlerësimin e duhur nga qeveria të dëmeve të ndodhura gjatë përmbytjeve të janarit.
           
Nga ana e tij Imam Muhamed Sytari, ka vlerësuar angazhimin e imamëve dhe ka theksuar se në këto momente duhet të solidarizohemi për të bërë më të mirën në këtë situatë. Ai ka vënë në dukje se Myftinia po ndjek nga afër këtë situatë dhe po bën atë që është më e mira për të garantuar marrjen e masave të duhura për tejkalimin e saj. Ai ka thënë se Myftinia po lobon brenda vendit dhe jashtë tij për të garantuar ndihmesë të vazhdueshme për këtë situatë. Sikurse ka theksuar se do të ndjekë të gjitha procedurat e duhura për të bërë një vlerësim sa më objektiv të dëmeve të bëra dhe ç’dëmtimin e tyre nga qeveria shqiptare.

 

K. Kraja

 

Xhamitë e përmbytura- dëme të konsiderueshme- Mbledhja me imamet 11 dhjetor 2010

Xhamitë e përmbytura- dëme të konsiderueshme- Mbledhja me imamet 11 dhjetor 2010 

Xhamitë e përmbytura- dëme të konsiderueshme- Mbledhja me imamet 11 dhjetor 2010 

Xhamitë e përmbytura- dëme të konsiderueshme- Mbledhja me imamet 11 dhjetor 2010