Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nëpërmjet minberit të xhamisë “Ebu Bekër”, Imam Muhamed Sytari është ndalur në shtatë stacione të rëndësishme, në leximin e ngjarjes së hixhretit të Hz. Muhammedit (a.s) nga Mekka në Medine, 1432 vite hënore më parë.
           
Në fillim të kësaj hytbeje, ai ka falënderuar besimtarët muslimanë të Shkodrës, të cilët kanë kontribuar me shuma të mëdha gjatë këtyre ditëve, për të ndihmuar njerëzit në nevojë të përmbytur nga uji, gjatë këtyre ditëve. “Ju falënderoj me zemër, por do të kisha dëshirë që edhe pushtetarët që falënderojnë këtë e atë, të shprehnin një falënderim edhe për komunitetet fetare dhe ndihmën e rëndësishme të dhënë prej tyre. Por, nëse ata kanë harruar ta bëjnë këtë, s’ka dyshim se kjo mirënjohje ndaj jush nuk do të harrohet nga Zoti i botërave! Ai nuk e harron të mirën dhe sensibilizimin e admirueshëm që keni bërë gjatë këtyre ditëve me njerëzit e izoluar nga uji”- ka theksuar Myftiu.
           
Më pas ai është ndalur te tema e kësaj hytbeje, duke shpjeguar disa nga mesazhet e hixhretit, ku pa dyshim është edhe ndërtimi i xhamisë në Medine. Këtu, ai ka thënë: “E, teksa përmend xhaminë e Medines dhe ndërtimin e saj, mendja më shkon dhe zemra më dhemb për xhamit e përmbytura gjatë këtyre ditëve. Më dhemb zemra për xhaminë e Tophanës, për xhaminë e Plumbit, për Kompleksin te Medreseja, për xhaminë e Bahçallekut, për xhaminë e Kuçit e të gjitha xhamitë e tjera që na janë dëmtuar gjatë këtyre ditëve të vështira!”
           
Mesazhet e kësaj hytbeje janë përcjellur edhe nga televizionet lokale të Shkodrës, që kanë qenë të pranishme në xhaminë “Ebu Bekër”.

 

V. Mehmeti

 

“Më dhemb zemra për xhamitë e dëmtuara gjatë këtyre ditëve!”-Xhamia Ebu Bekr 10 dhjetor 2010

“Më dhemb zemra për xhamitë e dëmtuara gjatë këtyre ditëve!”-Xhamia Ebu Bekr 10 dhjetor 2010 

“Më dhemb zemra për xhamitë e dëmtuara gjatë këtyre ditëve!”-Xhamia Ebu Bekr 10 dhjetor 2010 

H. Selim Muça: “Sa më pranë njerëzve në nevojë!”-9 dhjetor 2010