Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Gjatë vizitës në Shkodër, të enjten, më 9 dhjetor 2010, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, është ndalur edhe në Myftininë e Shkodrës, ku ka inspektuar nga afër punën e Shtabit të ngritur nga kjo Myftini për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të dëmtuar nga përmbytjet e këtyre ditëve në Shkodër.
           
Në rolin e mikpritësit, Myfti i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka bërë një ekspoze të shkurtër të hapave që ka ndjekur Myftinia Shkodër për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të dëmtuar gjatë këtyre ditëve të vështira. Ai ka treguar se si po shpërndahen ndihmat që ka përgatitur kjo Myftini dhe si po procedohet për të evidentuar sa më mirë të gjitha dëmet që ka shkaktuar kjo përmbytje në xhamitë e ndryshme dhe vakëfet e Myftinisë Shkodër. Ai i ka treguar edhe hartën e xhamive të dëmtuara dhe ka thënë se në disa vende, dëmet janë serioze.
           
Nga ana e tij, H. Selim Muça, ka kërkuar nga Myftiu dhe stafi i tij që të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë, me ndihma ushqimore, me lutje e në çdo drejtim të mundshëm. Ai ka falënderuar gjithashtu angazhimin e kësaj Myftinie për t’u radhitur në krah të krejt faktorëve që po interesohen dhe po kontribuojnë këto ditë për tejkalimin e kësaj situate.
           
Pas kësaj vizite në Myftinië e Shkodrës, Kryetari H. Selim Muça, ka vizituar edhe Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturë, ku ka bërë edhe dorëzimin e 700 pakove ndihma, si dhe ka inspektuar disa nga zonat e përmbytura në qytetin e Shkodrës, ku ka bërë edhe lutjet e tij për banorët e këtyre zonave.

 

Ilir Dizdari

 

H. Selim Muça: “Sa më pranë njerëzve në nevojë!”-9 dhjetor 2010

H. Selim Muça: “Sa më pranë njerëzve në nevojë!”-9 dhjetor 2010 

H. Selim Muça: “Sa më pranë njerëzve në nevojë!”-9 dhjetor 2010 

H. Selim Muça: “Sa më pranë njerëzve në nevojë!”-9 dhjetor 2010