Ditёn e shtunё, mё 29
maj 2010, myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed
Sytari ka pritur nё zyrёn e tij
studiuesin dhe dijetarin islam nga
Kosova, Nexhat Ibrahimi sё bashku me
stafin drejtues tё Shtёpisё Botuese
“LOGOS-A” nga Shkupi. Kjo vizitё pёrkon
edhe me promovimin e kolanёs me veprta e
dijetarit tё shquar islam shkodran Imam
Vehbi Ismaili, qё kjo shtёpi botuese
promovoi paraditёn e sё shtunёs nё
qytetin e Shkodrёs.
Gjatё bisedёs sё pёrzemёrt, myftiu u ka
uruar mirёseardhjen nё Shkodёr miqve tё
dashur nga Kosova dhe Maqedonia. “Ёshtё
njё nder i madh qё sot ju gjendeni nё
Shkodёr. I keni shtuar mirёsi e begati
qytetit tonё me vizitёn dhe aktivitetin
qё keni zhvilluar sot. Mё lejoni t’ju
falёnderoj pёrzemёrsisht pёr nderimin qё
i keni bёrё dijetarit shkodran Imam
Vehbi Ismaili me kёtё botim tё plotё tё
veprёs sё tij. Ёshtё njё shёrbim ndaj
vetё Thirrjes Islame, pёr tё cilin
brezat do t’ju jenё pёrherё
mirёnjohёs!”- ka thёnё ndёr tё tjera
myftiu.
Nga ana e tij, studiuesi Nexhat
Ibrahimi, pasi i ka uruar detyrёn e re
myftiut tё Shkodrёs, ka shprehur
kёnaqёsinё e tij qё ёshtё sot i
pranishёm nё Shkodёr, qytetin e dijes
dhe dijetarёve. Me kёtё rast ai i ka
dhuruar mikpritësit kolanёn me veprat e
Imam Vehbi Ismailit.
Gjatë kësaj bisede ёshtё folur edhe pёr
kontributet e vyera dhe botimet qё Sh.B.
“LOGOS-A” ka dhёnё dhe vazhdon tё japё
me libra tё dobishёm e studime qё
shёrbejnё nё ringjalljen e traditёs dhe
qytetёrimit islam nё trojet shqiptare.
Me kёtё rast myftiu Imam Muhamed Sytari
u ka dhuruar miqve tё tij njё pjesё tё
rёndёsishme tё librave tё tij tё botuar
gjatё kёtyre dhjetё viteve tё fundit si
dhe numrin e fundit tё gazetёs “Udha
Islame”, botim i myftinisё Shkodёr.
Kjo vizitё ёshtё mbyllur me urime dhe
lutje tё pёrzemёrta pёr bashkёpunime tё
ndёrsjellta dhe aktivitete tё dobishme
nё tё ardhmen.
Lavdrim Hamja
Imam i xhamisë së Medresesë
|
|
|
|
|